Celebrity

Meghan Markle dhe princ Harry akuzohen për racizëm: Kritikët bien dakord!

Shkruar nga Anabel

18 Maj 2021

Meghan Markle dhe princ Harry akuzohen për racizëm: Kritikët bien

Meghan Markle dhe princ Harry po përballen me kritika për partneritetin e tyre të ri me një kompani që shet kremra për zbardhjen e lëkurës (whitening cream).

Duka dhe dukesha e Sussex njoftuan javën e kaluar se ata bashkuan forcat me Procter & Gamble, e cila shet një krem të diskutueshëm, njoftoi Mirror.

"Meghan ka folur shumë për çështjen e racizmit, prandaj kjo nuk bën sens, tha Alex Malouf, një ish-drejtor i Procter & Gamble.

Marka e shet kremin hidratues "White Radiance" në Indi, Malajzi dhe Singapor. Kremrat për zbardhjen e lëkurës reklamohen për aftësinë e tyre për të zvogëluar përqendrimin ose prodhimin e melaninës, e cila i jep lëkurës pigmentin që ajo ka. Kritikët kanë bërë thirrje që produkte të ngjashme të hiqen nga raftet, duke thënë se ato janë në vetvete raciste.

Nina Davuluri, e cila ishte e para indiano-amerikane që fitoi Miss America, ka argumentuar se kremrat promovojnë një ideologji "raciste" që tregon se "ty të duhet lëkurë e bardhë për të qenë e bukur, të duhet lëkurë e bardhë për të qenë e suksesshme."

Joanne Rondilla, profesoreshë, shtoi se çifti Harry-Meghan kishin një "përgjegjësi" për të adresuar shqetësimet në lidhje me produktin dhe kompaninë.

"Si të gjithë të tjerët në botë, unë e pashë ntervistën e Meghan tek Oprah. Ishin të rëndësishme ato që tha për racizmin, por nuk mendoj se ky partneritet mbështet bisedën që ajo bëri."

Burimi: Page Six