Pas fotos që Loredana (dhe më pas edhe Mozzik) postoi në Instagram, të gjithë menduan se ata ishin bërë prindër për herë të dytë. Megjithatë, pak orë më vonë filloi të qarkullonte një tjetër lajm.
Burime për Prive.al tregojnë se "Loredana nuk ka qenë shtatzënë" dhe fotoja është shkrepur nga xhirimet e një videoklipi që do ta sjellë dyshen bashkë në një këngë.
Vieë this post on Instagram
"Tematika e këngës prek familjen dhe klipi do ilustrojë rrugëtimin e krijimit të familjes së tyre, ndërsa publikimi i projektit është afër", sipas Prive-së.
Loredana dhe Mozzik janë prindër të një vajze, Hanës. Lidhja e tyre është përfolur shpesh për ndarje, ribashkime dhe prap ndarje, derisa dyshja në mes të shkurtit, konfirmoi ribashkimin. Për t'i bërë njerëzit edhe më konfuzë, këngëtarja ka postuar edhe dy Instastories të tjera në profil: