Social Buzz

Të rinjtë tregojnë gjithë gënjeshtrat e tmerrshme që kanë dëgjuar nga goja e të rriturve!

Shkruar nga Anabel

22 Maj 2021

Të rinjtë tregojnë gjithë gënjeshtrat e tmerrshme

Të gjithëve na kanë mashtruar gjatë fëmijërisë, pubertetit e më tej. Dhe për më tepër na kanë gënjyer po ata njerëz që na mësonin se të mos thuash të vërtetën është mëkat i madh. Nuk e dimë çfarë ju kanë dëgjuar veshët ju, por të rinjtë më poshtë janë të shokuar nga çfarë ju është thënë dikur!

1.

"Nëse s'e ke rregulluar jetën në moshën 25-vjeçare atëherë ka një problem serioz me ty. Gënjeshtër e tmerrshme!"

2.

"Merr një diplomë që mos të duhet kurrë të shqetësohesh për punën, paratë dhe karrierën."

3.

"Mbaj mend që gjyshi më thoshte se bota ishte bardh e zi para se të shpikej televizori me ngjyra."

4.

"Më thoshin që duhet të prisja derisa të martohesha për të bërë seks sepse virusi AIDS ishte edhe më i vogël se poret dhe ndodhej në një prezervativ."

5.

"Ji i ndershëm në kompaninë ku punon. Ata do të kujdesen për ty!"

6.

"Mbaj mend që më thoshin se burrat janë gati të bëjnë seks në çdo moment dhe nëse nuk duan ose ka diçka që nuk shkon me ty, ose ai po të tradhton. Sa e tmerrshme!"

7.

"Të gjithë duhet të shkojmë në fakultet, të diplomohemi në moshën 21-vjeçare dhe pastaj të fejohemi/martohemi."

8.

"Sipas tyre në këto vite ku jetojmë do të kishim makina fluturuese."

9.

"Të ndizje dritat e makinës lart ishte ilegale."

10.

"Paraja s'e ble lumturinë. Hmm, sot s'jam e sigurtë për këtë."

11.

"Gjërat do të marrin kuptim kur të rritesh dhe pak."

Burimi: BuzzFeed