Celebrity

A pati ndonjëherë romanca në jetën e vërtetë mes aktorëve të 'Friends'? Edhe po, edhe jo

Shkruar nga Anabel

28 Maj 2021

A pati ndonjëherë romanca në jetën e vërtetë mes

Të gjithë e dinë romancën e parë të "Friends" mes Ross dhe Rachel, por mesa duket aktrimi për ta në një pikë, nuk ka qenë dhe aq i vështirë. Në ribashkimin e kastit në HBO Max, prezantuesi James Corden tha se "është e pakonceptueshme që të mos ketë patur të paktën një romancë jashtë ekranit të serialit". Jennifer Aniston (Rachel Green) dhe David Schwimmer (Ross Geller) shkëmbejnë një shikim mes tyre dhe David pranon se gjatë sezonit të parë ai e pëlqente vërtet shumë Jennifer.

"Ishte reciproke", shton ajo.

Aktori që luajti në rolin e Ross Geller vazhdon duke thënë:

"Në një moment, të dy kishim një pëlqim shumë të fortë me njëri-tjetrin, por ishim si dy anije që kalojnë shumë pranë dhe nuk takohen kurrë, sepse njëri prej nesh ishte gjithmonë në lidhje me dikë tjetër. Nuk e kaluam kurrë atë kufij. Respektuam njëri tjetrin dhe..." - Këtu ndërhyn Matt LeBlanc (Joey) që thotë "idiotësira" dhe pi një gllënjkë ujë, por më pas sqaron se "po bënte shaka".

Aniston shtoi se "e dhanë puthjen e parë vetëm gjatë xhirimeve të serialit" dhe "kanalizuan gjithë dashurinë dhe adhurimin për njëri-tjetrin tek personazhet Ross dhe Rachel".

Mes aktorëve është përfolur herë pas herë për romanca të mundshme. Gjatë sezoneve të Friends, mediat tregonin se Matt LeBlanc ishte në një lidhje me Aniston, por aktorët nuk konfirmuan kurrë diçka. Në një intervistë të vitit 2016, Lisa Kudrow thotë se "kontrata" që aktorët kishin bërë për të mos fjetur me njëri-tjetrin", "është prishur me kohë" - në formë shakaje.

Burimi: Bustle