Celebrity

Po njerëzit, çfarë kanë me trupin e Camila Cabello-s në plazh?

Shkruar nga Anabel

4 Qershor 2021

Po njerëzit, çfarë kanë me trupin e Camila Cabello-s

Këngëtarja e "Senorita", Camila Cabello, ishte në plazh këtë fundjavë, në Miami me të dashurin e saj, Shawn Mendes. 

Po njerëzit, çfarë kanë me trupin e Camila Cabello-s

Paparacët shkrepën disa (shumë) foto të Camila-s në plazh dhe të dyshes në det, shezlong etj. Megjithtë, fotot që morën vëmendjen më të madhe ishin ato të këngëtares, vetëm:

Po njerëzit, çfarë kanë me trupin e Camila Cabello-s

Po njerëzit, çfarë kanë me trupin e Camila Cabello-s

Po njerëzit, çfarë kanë me trupin e Camila Cabello-s

Po njerëzit, çfarë kanë me trupin e Camila Cabello-s

Ju, me të drejtë, mund të pyesni: Në rregull, çfarë ka këtu? Në fakt, asgjë. Thjesht një njeri i thjeshtë (por i famshëm), me një trup normal. Sidoqoftë, ca njerëz nuk menduan kështu.

Dikush pyet: "Mos është shtatzënë?", të tjerë shkruajnë "Paparacët s'duhet t'ia punoni kështu" - për të treguar se ata e kanë nxjerrë "jo mirë" në foto.

Po njerëzit, çfarë kanë me trupin e Camila Cabello-s

Ndërsa disa njerëz duket se nuk e kuptojnë se jo çdo bark që s'është i sheshtë, ka një fëmijë brenda, disa replikojnë:

"Jo, Camila nuk është shtatzënë. Ajo ka një trup normal!"

Po njerëzit, çfarë kanë me trupin e Camila Cabello-s

"Uau! Dikush duket si një njeri normal dhe ju çfarë nuk keni për të thënë? Edhe nëse s'ju pëlqen trupi i saj, të komentosh kështu është e neveritshme."

Po njerëzit, çfarë kanë me trupin e Camila Cabello-s

"Komentet janë të pështira. Rrjetet sociale i kanë bërë njerëzit të mendojnë se të gjithë duhet të duken si Kendall Jenner."

Po njerëzit, çfarë kanë me trupin e Camila Cabello-s