Celebrity

Fotot e EmRata-s me bebushin e saj u kritikuan aq shumë, sa modelja mbylli komentet, por pse?

Shkruar nga Anabel

7 Qershor 2021

Fotot e EmRata-s me bebushin e saj u kritikuan aq shumë, sa modelja mbylli

Fotot e Emily Ratajkowski-t me djalin, Sylvester, morën një sërë komentesh në rrjetet sociale. Reagimet më të mëdha ishin për mënyrën sesi ajo po e mban fëmijën dhe për trupin që ka 3 muaj pas lindjes.

"Prag ditëlindjeje me partnerin e ëndrrave", shkroi ajo në Instagram.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Emily Ratajkowski (@emrata)

Emily i mbylli shpejt komentet në Instagram, por kjo s'i ndaloi njerëzit gjithsesi. Twitter u mbush me komente si:

"Një foshnjë nuk është aksesor shtesë për Instagram", apo: "S'dua të bëhem si ato 'policet e mamave', por mënyra sesi Emily po mban fëmijën e saj në ato fotografi më jep ankth!"

"E keni parasysh atë frikën kur fëmijët duan të luajnë me kafshë në rrugë. Marr të njëjtin ankth kur Emily mban gjëra në krahë."

Çështja e dytë që u diskutua po aq shumë sa mbajtja e bebit, ishte trupi post-partum i EmRata-s. Këtu, njerëzit u ndanë në dy grupe.

"Si mund të duket Emily kështu pas një shtatzënie. Është e pabesueshme", shkroi dikush.

Një tjetër pyet:

"Ju lutem më tregoni si e ktheu Emily trupin që kishte para lindjes, 3 muaj pas lindjes!"

Të tjerë kanë folur për ndikimin që këto foto kanë tek njerëzit e tjerë:

"Mundohem të mos jem Grinch-i këtu, por ka diçka që më bezdis. Nëse vendosni foto me bark tërësisht të rrafshët 10 ditë pas lindjes dhe e quani këtë "pozitvitet ndaj trupave" (body positivity), është njësoj si të postoni një fotografi të miliona dollarëve dhe ta quani "succes positivity".

"Kjo mund të jetë e vërtetë, por mund t'i bëjë njerëzit të ndihen keq që nuk kanë atë 'fat', prandaj sikur të mos i postonit? A mund ta përdorim Instagramin për t'u përpjekur t'i bëjmë njerëzit të ndihen më të përfshirë dhe jo keq me veten dhe trupin e tyre?