1. French Kiss (Puthja franceze)
Një puthje franceze është puthja ku gjuhët bashkohen/vërtiten dhe luajnë me njëra-tjetrën. Është përshkruar shpesh si "puthja në filma". Tutorial-et shpjeguese të french kiss janë ndër më të shikuarat në YouTube.
2. American Kiss (Puthja amerikane)
Është një version i puthjes franceze, por pa gjuhë. Ka pasion, intensitet, tension. Është lloji i puthjes që "tërheq shpirtin".
3. Lizzy Kiss (Puthja Kiss)
Lizzy - është shkurtim për "lizard" (hardhucë). Ti dhe partneri nxirrni gjuhët dhe luani me gjuhët e njëri-tjetrit, pa përdorur buzët. Mund të tingëllojë e shpifur, por është seksi.
4. Butterfly Kiss (Puthje fluture)
Me një puthje flutur, ju nuk përdorni as gjuhën, as buzët. Vendosni fytyrat afër njëri-tjetrin dhe partneri përkëdhel fytyrën tuaj me fytyrën e tij, ose një pjesë tjetër trupi.
5. Air Kiss (Puthja në ajër)
Puthja në distancë mendohet si puthje përshëndetjeje ose lamtumire, por mund të jetë dh puthja që bëni nga një dhomë në tjetrën.
6. Single-Lipped Kiss (Puthje në vetëm një pjesë të buzës)
Single-Lipped Kiss është kur partneri puth vetëm buzën e sipërme, ose vetëm të poshtmen. Me "single-lipped kiss", ju gjithashtu mund të thithni buzën e partnerit, veprim që konsiderohet shumë seksi dhe erotik.
7. Lip Trace (Gjurmë buzësh)
Sensualisht dhe në mënyrë erotike gjurmoni buzët e partnerit tuaj me gjuhën dhe buzët tuaja. Këtu mund të përdorni edhe puthjen e pikës 6. Është si një paralojë me puthje.
8. Ice Kiss (Puthje akulli)
Mbani një kub akulli midis buzëve, teksa putheni. Kalojeni kubin nga një gojë në tjetrën dhe vazhdoni të putheni derisa akulli të shkrijë. Situata duket kaq e nxehtë, sa besojmë se akulli do shkrijë shpejt.
9. Spide-Man Kiss (Puthja e njeriut merimangë)
Puthja Spider-Man është kur njëri prej jush është kokëposhtë dhe i jep partnerit një puthje.
10. Nibble Kiss (Puthja me kafshim)
Ndërsa putheni, kafshoni vetëm pak buzën e partnerit. Kujdes: theksi është tek "pak" dhe më pas gjërat rrjedhin vetë. Ekspertët e cilësojnë "seksi dhe sensuale, sepse është e papritur".
11. Vampire Kiss (Puthja vampire)
Puthja e vampirëve është kur kafshoni butësisht dhe thithni qafën e partnerit. Është një mënyrë argëtuese për t'i dhënë partnerit një hickey/shenjë. (Vetëm sigurohuni që ata s'e kanë problem! Askush nuk dëshiron që të duhet të veshë një shall në mes të verës.)
12. Drink Kiss (Puthja e pijes)
Kjo puthje bëhet nëse jeni duke pirë. Ju pini një gllënjkë të vogël dhe më pas puthni partnerin, duke e transferuar lëngun tek ta. Mund të duket e thjeshtë, por nuk është. Sigurohuni që të pini shumë pak.
13. The Peck (Çukitje)
Rezervojeni këtë puthje të shpejtë për "mirupafshim" të ngutshme apo për t'u përshëndetur në sy të gjyshes.
Burimi: Men's Health