Celebrity

Khloe dhe Tristan u ndanë sërish, po gjejeni pak pse?!

Shkruar nga Anabel

22 Qershor 2021

Khloe dhe Tristan u ndanë sërish, po gjejeni pak pse?!

Khloé Kardashian dhe Tristan Thompson duket sikur u rikthyen bashkë për t'u ndarë sërish. Çfarë ndodhi kësaj here?! Epo Tristan vërtetoi sërish shprehjen e famshme "njëherë tradhtar, përgjithmonë tradhtar!"

Sipas E!News, dyshja i ka dhënë fund pasi Khloe aludon për një tjetër tradhti të mundshme nga ana e partnerit. Së fundmi, Thompson është parë duke hyrë në ambientet e një dhome bashkë me 3 gra të panjohura gjatë një feste në Los Angeles.

Burime për E!News kanë konfirmuar praninë e Tristan në festë dhe thuhet se prej ditësh në shtëpinë e ish-çiftit, ky është diskutimi më i madh. Khloe, e humbi besimin për herë të disatë dhe duket se kësaj here lidhjes nuk i ka mbetur më asnjë shans.

Përveç kësaj, thuhet se thashethemeve të tradhisë i është shtuar dhe një tjetër dyshim: Një grua që pretendon se Tristan ka një fëmijë me të përmes një letre që i ka dërguar vetë Khloe-it.

Pavarësisht se ndihet e "keqtrajtuar" dhe "e bindur që nuk do t'i kthehej kurrë", Khloe po përpiqet të bashkë-prindërojë me Tristan për të mirën e bebushes.

Para ndarjes së fundit, çifti u bashkua në tetor të vitit të shkuar pas përpjekjeve të vazhdueshme të Tristan për ta rikthyer partneres pas skandalit të tradhtisë të ndodhur në 2019-ën.

Khloe dhe Tristan u ndanë sërish, po gjejeni pak pse?!