Shtëpia

Nga rroba që lahen vetë tek roboti që bën thonjtë: Këto shpikje mund të na ndryshojnë jetën!

Shkruar nga Anabel

23 Qershor 2021

Nga rroba që lahen vetë tek roboti që bën thonjtë:

20 vite më parë, bota mbeti gojëhapur nga koncepti i Bluetooth-it dhe që nga ajo ditë, gjërat janë komplet ndryshe. E keni menduar ndonjëherë se ç'mund të sjellë e ardhmja? E keni menduar si mund të ndryshojnë gjërat brenda shtëpisë sonë apo rreth ambientet ku jetojmë? Nëse jo, po ju krijojmë një ide!

1. Rrobat mund të lahen vetë!

Vendosja e lavatriçes me siguri s'do jetë një hall më vete në të ardhmen. Kjo sepse shkencëtarët australianë kanë shpikur që lloj tekstili që mund të lahet vetë. Kur ekspozohet në dritë, ajo ka fuqinë të heqë shenjat dhe gjithë papastërtitë e tjera. Në të ardhmen ndoshta do të na duhet vetëm t'i lëmë në dritë!

2. Dritare që ndryshojnë ngjyrat për të prodhuar energji

Përmes një materiali tjetër, shkencëtarët kanë arritur të krijojnë një dritare që errësohet kur temperaturat rriten, që do të thotë se dritaret nesër do të luajnë rolin e kondicionerit. 

3. Shtretër 'smart'

Nëse sot kemi pajisje elektronike të zgjuara, nesër mund të kemi edhe krevatin e gjumit. Si do të jenë ata? Shtrati i së ardhmes mund të mbledhë të dhëna për gjumin tënd dhe për sjelljet që bën ti gjatë kohës që fle. Të gjitha mund t'ja raportojë telefonit tënd. Pra, mund të personalizoni edhe gjumin! 

4. Një robot në vend të një infermiereve

Robotët e së nesërmes mund t'i kursejnë kohë infermiereve dhe i bëjnë spitalet më efiçente.

5. Siguria në dyer do të jetë e një tjetër niveli

Edhe pse ekzistojnë dhe sot, nuk janë gjerësisht të përdorshme. Këto "çelësa" do të lidhen me telefonin tuaj përmes të cilit mund të hapni dyert e shtëpisë dhe jo vetëm. E vendosni ju çdo gjë tjetër!

6. Edhe thonjtë do të bëhen përmes një pajisjeje robotike

Ndoshta do të duhet vetëm të përcaktoni modelin dhe gjithë punën tjetër e bën ai! 

Burimi: Bright Side