Varianti Delta, i cili u zbulua për herë të parë në Indi, mund të përbëjë 90% të infeksioneve të reja me koronavirus në Europë deri në fund të gushtit, tha agjencia e BE-së për kontrollin e sëmundjeve.
"Bazuar në përparësinë e vlerësuar të transmetimit të variantit Delta dhe duke përdorur parashikimet e modelimit, 70% e infeksioneve të reja SARS-CoV-2 parashikohet të shkaktohen për shkak të këtij varianti deri në fillim të gushtit dhe 90% të infeksioneve deri në fund të gushtit,” tha Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC).
Varianti është deklaruar "shqetësues" nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Ky variant është vlerësuar të jetë 40-60% më i transmetueshëm se varianti Alpha, i zbuluar për herë të parë në Angli.
ECDC paralajmëroi se "ka të ngjarë që varianti Delta të qarkullojë gjerësisht gjatë verës, veçanërisht midis individëve më të rinj që nuk janë në prioritet për t’u vaksinuar.”