Shqipëria

As test, as vaksinë: Shtetet europiane ku shqiptarët mund të udhëtojnë lirisht

Shkruar nga Anabel

28 Qershor 2021

As test, as vaksinë: Shtetet europiane ku shqiptarët mund të

Në vijim gjeni një përmbledhje të informacioneve mbi udhëtimet ndërkombëtare. Në disa shtete, nuk nevojitet as test për Covid dhe nuk është e nevojshme të keni kryer një nga vaksinat. Për shkak se kufizimet mund të ndryshojnë nga momenti në moment, për shkak të situatës epidemiologjike, kontrolloni paraprakisht kushtet e udhëtimeve ndërkombëtare në secilin shtet. Informacionet në vijim janë publikuar nga Tirana International Airport.

Për të udhëtuar në Çeki, Zvicër, Belgjikë

- Testi dhe vaksina nuk janë të detyrueshme, mjafton pasaporta dhe bileta
- Duhet të mbani maskë

Për të udhëtuar në Spanjë

- Testi dhe vaksina nuk janë të detyrueshme
- Duhet të mbani maskë
- Duhet të plotësoni Formularin e Kontrollit Shëndetësor (FCS), të cilin mund ta gjeni këtu nëse jeni individ dhe këtu nëse jeni grup/familje
- Nëse 14 ditët e fundit keni vizituar vende të tjera përpara udhëtimit në Spanjë, ju duhet patjeter PCR i 48 orëve të fundit, vaksinat e miratuara nga EMA apo OBSH, apo vërtetim i autoriteteve shëndetësore që e keni kaluar Covid-19.

Për të udhëtuar në Austri

- Testi dhe vaksina nuk janë të detyrueshme
- Duhet të mbani maskë VETËM të llojit FFP2

Për të udhëtuar në Hollandë

- Testi dhe vaksina nuk janë të detyrueshme
- Duhet të mbani maskë
- Plotësoni deklaratën e shëndetit duke klikuar këtu (mund ta printoni dhe ta merreni me vete)

Për të udhëtuar në Danimarkë

- Duhet të keni një PCR të 72 orëve të fundit, test antigjen ose certifikatën e vaksinës së aprovuar nga EMA.
- Vaksinat e miratuara nga EMA për hyrjen në Danimarkë janë Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson.

- Nuk duhet test për:
1) Për pasagjerët nën 15 vjeç
2) Pasagjerët që vërtetojnë rezultatin pozitiv të testit Covid-19 mes periudhës 14 ditë dhe 8 muaj nga dita e udhëtimit.

Për të udhëtuar në Francë

- Mund të udhëtojë kushdo që është i vaksinuar me Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson.
-  PCR të 72 orëve të fundit ose test antigjen.
- Prova e vaksinimit është e vlefshme nëse lejon të vërtetohet përfundimi i një kohe të plotë të vaksinimit, përkatësisht:
• 2 javë pas injeksionit të 2-të për vaksinat me injeksion të dyfishtë (Pfizer, Moderna, AstraZeneca);
• 4 javë pas injeksionit për vaksinat me një injeksion të vetëm (Johnson & Johnson);
• 2 javë pas injeksionit për vaksina te njerëzit me histori të Covid-19 (kërkohet vetëm 1 injeksion).

Për të udhëtuar në Turqi

- Dokument që vërteton se jenë vaksinuar minimumi 14 ditë përpara hyrjes në Turqi.
- Dokument se e keni kaluar Covid-19 në 6 muajt e fundit.
- Pasagjerët që nuk janë vaksinuar dhe nuk e kanë kaluar Covid-19 në 6 muajt e fundit, duhet të kryejnë testin PCR maksimumi 72 orë përpara nisjes, ose testin e shpejtë antigjen 48 orë përpara fluturimit.

Për të udhëtuar në Greqi

- Test Covid, ose
- Një dëshmi që personi e ka kaluar
- ose certifikata e vaksininimit (vaksinimi me vaksinat e njohura: Pfizer, Moderna, AstraZeneca, Sinovac dhe Johnson & Johnson)

Mbani mend:

-  Për pasaportat biometrike kërkohen dy dozat e vaksinave, së paku 14 ditë nga doza e fundit apo një dozë e Johnson & Johnson, 14 ditë nga doza.
- Për udhëtarët që hynë në Greqi vazhdon të jetë në fuqi detyrimi i një testi përpara nisjes (test PCR- jo më herët se 72 orë përpara fluturimit, ose test antigjen, jo më herët se 48 orë përpara fluturimit).
- Udhëtarët e vaksinuar plotësisht me një prej vaksinave të përmendura apo të shëruarit (jo më pak se 60 ditë pas shërimit dhe jo më shumë se 9 muaj pas tejkalimit të infeksionit), të cilët zotërojnë një dokument që provon vaksinimin apo shërimin, në versionin hard copy apo atë digjital, nuk është e nevojshme të paraqesin një test negativ në momentin e hyrjes nga Shqipëria në Greqi. Ky dokument duhet të jetë në gjuhët: anglisht, frëngjisht, gjermanisht, spanjisht, italisht ose rusisht.
- Eshtë i detyrueshëm regjistrimi digjital i udhëtimit (PLF) 24 orë përpara udhëtimit.
- Pasagjerët do të marrin një kod QR i cili do të përdoret nga Mbrojtja Civile Greke për identifikimin e testit Random Covid-19 pas mbërritjes. Familjet gjithashtu mund të pranohen me vetëm një e-mail të përbashkët konfirmimi PLF dhe gjithashtu mund të pranohen me kodin e tyre unik PFL/QR.
- Pasagjerët duhet të jenë në gjendje t'u demonstrojnë autoriteteve, kodin QR në një format elektronik ose të shtypur, pas mbërritjes në Greqi.
- Fëmijët mbi 12 vjeç duhet të kenë patjetër test.

Për të udhëtuar në Gjermani

- Një test Covid, ose
- Një dëshmi që personi e ka kaluar Covidin
- Ose është vaksinuar (vaksinimi me vaksinat e njohura nga EMA: Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson. 

Për pasaportat biometrike kërkohen dy dozat e vaksinave të aprovuara nga EMA, apo një dozë e Johnson & Johnson.

Mbani mend:

- Për udhëtarët, që hynë në Gjermani në rrugë ajrore, vazhdon të jetë në fuqi detyrimi i një testi përpara nisjes (test PCR- jo më herët se 72 orë përpara fluturimit, ose test antigen, jo më herët se 48 orë përpara fluturimit).
- Udhëtarët e vaksinuar plotësisht me një prej vaksinave të përmendur në këtë link apo të shëruarit (jo më pak se 28 ditë pas shërimit dhe jo më shumë se 6 muaj pas tejkalimit të infeksionit), të cilët zotërojnë një dokument që provon vaksinimin apo shërimin, i formuluar në gjuhën gjermane, angleze, franceze, italiane apo spanjolle, në versionin hard copy apo atë digjital, nuk është e nevojshme të paraqesin një test negativ në momentin e hyrjes në rrugë ajrore nga Shqipëria në Gjermani.
- Nuk është më i detyrueshëm regjistrimi digjital i udhëtimit dhe detyrimi i karantinës.