Celebrity

Videoja virale: Justin Bieber u lutet fansave të mos mblidhen jashtë apartamentit të tij!

Shkruar nga Anabel

29 Qershor 2021

Videoja virale: Justin Bieber u lutet fansave të mos mblidhen jashtë

Justin Bieber u është lutur fansave të ndalojnë së mbledhuri jashtë shtëpisë së tij. Në një video, tashmë virale, të postuar në TikTok, Justin u drejtohet:

"Unë ju dëgjoj, ju dëgjoj, por kjo është shtëpia ime. Më kuptoni? Këtu jetoj unë. Dhe nuk e vlerësoj që jeni këtë. E keni parasysh kur vini në shtëpi në fund të ditës dhe doni të relaksoheni? Kjo është hapësira ime për ta bërë këtë. Kështu që do e vlerësoja nëse do të largoheshit."

Është e paqartë nëse videoja e postuar të shtunën, 26 qershor, është e kohëve të fundit apo jo, por në tetor të vitit të kaluar, Justin ndau një shqetësim të ngjashëm për njerëzit që e prisnin jashtë shtëpisë së tij. Atëherë, ai shkroi:

"Si e bindni veten që nuk është plotësisht e papërshtatshme dhe aspak mungesë respekti të presësh jashtë shtëpisë sime, për të ngulur sytë dhe për të më bërë fotografi teksa hyj e dal nga shtëpia [?] Ky nuk është hotel. Kjo është shtëpia ime."

Justin është mësua të jetojë në qendër të vëmendjes që prej famës që mori si adoleshent, por sidoqoftë, këto lëvizje ndjekësish janë të tepërta. Edhe Hailey Bieber, gruaja e tij, më parë ka treguar se nuk e puthte dot në publik sepse ndjente sikur po vëzhgohej gjatë gjithë kohës.

"Ishte e vështirë për mua të kuptoja që kjo marrëdhënie është në sytë e të gjithëve. Për një kohë të gjatë nuk mund ta puthja në publik dhe nuk më pëlqente ideja që njerëzit na shihni në momente të caktuara, por e kuptova që është një betejë që do më lodhte. Ne e duam njëri-tjetrin dhe s'kemi asgjë për të fshehur."

Burimi: Inside Nova