Shqipëria

Nga sot, shtyhet me një orë lëvizja: Cilat janë ndryshimet e tjera nga 1 korriku e më tej!

Shkruar nga Anabel

1 Korrik 2021

Nga sot, shtyhet me një orë lëvizja: Cilat janë ndryshimet e

Në 27 maj Komiteti Teknik i Ekspertëve u mblodh për prezantimin e masave të reja anti-Covid. Kryetarja e Komitetit, Mira Rakacolli bëri me dije se situata epidemiologjike është e qëndrueshme dhe shtoi se "ndihet efekti i vaksinimit". Kjo solli dhe lehtësimin e masave. 

Nga 1 korriku, ora policore shtyhet në orën 24:00 - 06:00. Masat e tjera janë si më poshtë:

- Orari për muzikën nuk ndryshon, mbetet përsëri 22:00.

- Lejohen kampionate sportive me prezencë të tifozëve me kapacitete të reduktuara deri në 30%, sipas protokollit të Institutit të Shëndetit Publik.

- Lejohen aktivitetet e teatrove, shfaqjeve artistike dhe kulturore, konferencat, me kapacitet të reduktuar deri në 30% te spektatorëve apo pjesëmarrësve, sipas protokolleve të  Institutit të Shëndetit Publik.

Në fund të majit, drejtorja e Institutit, Albana Fico, tha se "pavarësisht shifrave, pandemia nuk ka përfunduar, edhe pse testet me rezultate pozitive mbetet të ulëta".

"Është e rëndësishme të vazhdojmë të mbajmë maskat, të ruajmë distancën dhe higjienën, shtoi ajo.