Varianti Delta, një nga më shqetësuesit sot në botë, nuk është identifikuar në Shqipëri. Gjatë fjalimit të saj në Kuvend, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale, Ogerta Manastirliu, u shpreh se situata është në kontroll, por nuk duhet ulur vigjilenca.
“Ka tregues shumë pozitivë të ecurisë së epidemisë në vend, por ka një alarm që ekspertët referojnë dhe doja ta sillja në vëmendjen e të gjithë qytetarëve: Varianti i ri Delta, i cili është identifikuar edhe në vendet e rajonit dhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerësohet si variant i ri, por që ka ngjallur shqetësim duke vlerësuar se është shumë më infektues se variantet e tjera që kanë dominuar deri tani dhe për këtë arsye kërkohet një kujdes maksimal.”
Në vijim ajo shtoi:
“Akualisht laboratorët tanë nuk kanë identifikuar asnjë rast me variantin Delta, por të gjitha strukturat e sistemit të survejancës janë vendosur në alert për kapjen e hershme të çdo rasti të dyshuar.”
Ministrja u shpreh se do të vijojë fushata e vakisnimit masiv ngjatë verës për të rritur “mbulesën vaksinale për mbrojtjen e qytetarëve”, në një kohë kur po ngrihet shqetësimi për variantin Delta, i cili dy ditë më parë u konfirmua në Kosovë.
Ditën e sotme, u prezantuan edhe lehtësimi i masave anti-Covid.
- Nga sot, shtyhet me një orë lëvizja: Cilat janë ndryshimet e tjera nga 1 korriku e më tej!
- Konfirmohen dy rastet e para me variantin Delta në Kosovë
- As test, as vaksinë: Shtetet europiane ku shqiptarët mund të udhëtojnë lirisht
- Varianti Delta mund të përbëjë 90% të rasteve të Covid deri në fund të gushtit