Për shumëkush, dramat pas Big Brother VIP janë thjesht argëtim, por për Rozana Radin dhe Neda Ballukun, ajo ka evoluar në një arenë të vërtetë. Pas daljes nga shtëpia, ato kanë gjetur mënyra të reja për të hedhur akuzat dhe ironitë. Por ç’ndodhi? Ja një përmbledhje.
1. "Ti kush je? Avokatja e Gertës?"
Neda ndërhyri teksa Rozana Radi dhe Laert Vasili po debatonin me Gertën dhe vuri në dukje se dy aktorët kanë një lloj urrejtjeje kundrejt Gertës. Kaq u desh që Rozana të ironizonte: “Ti kush je? Avokatja e Gertës?”.
2. Akuza për "lidhje të fshehta" në korridoret e Top Channel
Rozana nuk e la me aq dhe filloi duke paralajmëruar se me Nedën do merrej pak më vonë, por nuk duroi gjatë dhe akuzoi: "Ti do të ishte mirë që të mos kërkojë ndihmën e ish-banorëve siç e ke kërkuar nëpër korridoret e Top Channel për të më rënë mua në post-Big Brother.”
Neda mohoi akuzat dhe kërkoi që të ngriheshin në këmbë banorët që ajo supozohet se u ka kërkuar ndihmë për të sulmuar Rozanën. Askush nuk u ngrit.
3. Rikthehen statuset
Neda iu rikthye statuseve të Rozanës ku shkruante në 2014-ën se do ta shtypte me makinë Nedën nëse e shihte në rrugë: “Të ka skaduar patenta ty?”.
Rozana mbrojti veten për statuset e dikurshme dhe u justifikua - me ironi - se kanë qenë hiperbolizim. Ajo madje akuzoi Nedën se statuset i ka nxjerrë Neda. Kjo e fundit e mohoi. “Ti ke dashur të bësh Big Brother-in nga jashtë. Nuk e bëre dot me Gertën, zgjodhe ta bësh me Rozin," u shpreh Rozana.
4. "Të shpëtova fytyrën, po nuk më falenderove"
"Natën e famshme të 19 marsit, unë ty të kam mbajtur në kurriz,” deklaroi Neda drejtuar Rozanës. “Natën e famshme të 19 marsit unë ty të kam shpëtuar fytyrën me sjelljen time ashtu. Ti natën e 19 marsit meritoje që unë të të thoja që ‘ti zonjë je përsëritëse në dhunë, që je agresive’. Nuk jam unë njeriu që është detyruar tre prime të sqarojë se ku ka rrahur dynjanë, në liqen apo në televizion. Këtë duhet të të thoja në 19 mars. Prandaj të mbajta në kurriz, që ty të të mos ndikonte të finalja.”
Pas gjithë këtij sherri, ndoshta e vetmja gjë që mund të themi është: Na duhen më shumë episode!