Showbiz dhe TV

Elhaida Dani flet për ‘dështimin e parë’: ‘Nuk e tregoj shpesh’

Shkruar nga Anabel

3 Korrik 2021

Elhaida Dani flet për ‘dështimin e parë’: ‘Nuk

Elhaida Dani e konsideron “dështim total” konkursin e parë si këngëtare, asokohe vetëm 15 vjeç. Në një intervistë për emisionin “Soiree” me Jonida Shehun në ABC, Elhaida kujtoi kohën kur konkurroi te “Ethet e së premtes mbrëma” dhe mendoi se muzika nuk është ajo çfarë di të bëjë më mirë.

“Ishte një dështim total për mua si Elhaida, sepse ishte hera e parë që them që nuk jam vetëm vajza që i bie pianos, klasike në shkollë, por jam edhe ajo këngëtarja. U eleminova në raundin e dytë. Këtë gjë nuk e tregoj shpesh, por ja do ta tregoj sot. Ndodhi që kishte këngëtarë shumë të mirë atë vit. Atë vit konkurronin Xhensila Myrtezaj, Kejsi Tola, Dorina Garuci. Kishte disa emra vërtet shumë të mirë që këndonin me vite, goca skene. Unë sapo kisha filluar, ngjitesha në skenë për herë të parë dhe këndoja e ndrojtur dhe u eleminova në radhën e dytë të raundeve. Thashë ok e provova, [kënga] nuk është gjëja ime, kurrë më në jetën time s’do kap një mikrofon me dorë.”

Megjithatë, Elhaida nuk hoqi dorë nga muzika. Pas “Etheve”, ajo konkurroi në “Star Academy” ku fitoi çmimin e parë dhe po me çmimin e parë u vlerësua në “Top Fest” e më pas në “The Voice of Italy”, ku ky i fundit i dha edhe një njohje më të gjerë jashtë kufijve.

Në vitin 2014, ajo fitoi Festivalin e Këngës në RTSH dhe përfaqësoi Shqipërinë në Eurosong 2015 me këngën ‘I’m alive”.