Cardi B e dha lajmin për shtatzëninë e dytë në mënyrën më surprizuese të mundshme. Gjatë performancës së saj në BET Awards, reperja performoi e veshur me një jumpsuit me gura, ku dallohej dukshëm barku i rrumbullakosur.
OMG!!!!!! @iamcardib breaking some MAJOR neës! Pregnant and slaying ?#BETAëards #CulturesBiggestNight pic.tëitter.com/çF5P8h8rt
— #BETAëards (@BETAëards) June 28, 2021
Lajmi i shtatzënisë së dytë konfirmoi atë që fansat kanë qenë duke menduar gjatë gjithë vitit. Gjatë çmimeve Grammy, njerëzit nisën të aludonin për një shtatzëni të mundshme pas deklaratave të reperes ku thoshte se "nuk ndihej mirë" dhe se shumë shpejt njerëzit do të shihnin pse trupi i saj po "shkatërrohet". Sidoqoftë, reperja është siguruar ta fshehë mirë barkun, duke mos i lënë njerëzit të kuptojnë për shtatzëninë as përmes videove.
Kjo është Cardi B:
Dhe kjo është përsëri Cardi B, dy sekonda më vonë:
Siç shihet, këndi dhe pozicionet me të cilat qëndrojmë në foto, por edhe video - bëjnë diferencën dhe në këtë rast, diferenca është një shtatzëni e tërë!
Në rastin e Cardi-t, ndihmon edhe dizajni "iluzion optik" i veshjes së reperes.
Vieë this post on Instagram