KORONAVIRUS

Një tjetër shtet i shtohet listës së vendeve që kërkojnë vaksinim për hyrjen në restorante, muze etj

Shkruar nga Anabel

23 Korrik 2021

Një tjetër shtet i shtohet listës së vendeve që

Një leje shëndetësore Covid-i do të kërkohet për të vizituar një mori vendesh italiane, përfshirë bare dhe restorante, duke filluar nga data 6 gusht. Përveç tyre, leja shëndetësore, e njohur si "leje e gjelbër" në Itali, do jetë e detyrueshme për të hyrë në pishina, palestra, salla sportive, koncerte, panaire apo vende kulturore si muzetë, kinematë dhe teatrot. Klubet e natës nuk janë përfshirë në masë dhe për momentin, do të qëndrojnë të mbyllura.

Pasaporta shëndetësore do të vërtetojë se mbajtësi ose ka marrë të paktën një dozë të vaksinës, është rikuperuar nga sëmundja ose është testuar negativ në 48 orët e mëparshme. Kryeministri Mario Draghi tha se "leja e shëndetit është një instrument për të lejuar italianët të vazhdojnë aktivitetet e tyre me garancinë e të mos qenit midis njerëzve me rrezik për të ngjitur virusin". Ai theksoi gjithashtu se "leja e gjelbër nuk është një çështje arbitrare; është një kusht për të mbajtur aktivitetin ekonomik të hapur".

Miratimi i masave vjen pasi Italia kapërceu shifrën e 5000 rasteve këtë javë dhe në 4 javë, infeksionet janë rritur. 

Në Francë, dhjetëra mijëra njerëz protestuan fundjavën e kaluar përpara paraqitjes së një kërkese të detyrueshme për "lejen e shëndetit" në ambiente argëtimi dhe kulturore. Protestuesit akuzuan qeverinë se po përpiqet t'i detyrojë njerëzit të vaksinohen. 

Një tjetër shtet i shtohet listës së vendeve që

Burimi: Washington Post, Euronews