Pas një viti mungesë dhe mes shumë debatësh së fundmi për shkak të frikës nga përhapja e Covid, Lojërat Olimpike Verore - Tokio 2020, nisën zyrtarisht përmes një ceremonie me fishekzjarre në një stadium pothuajse të zbrazët, ku mungonte energjia e zakonshme e turmës.



“Sot është një moment shprese. Po, është shumë ndryshe nga ajo që kishim imagjinuar. Por le ta çmojmë këtë moment, sepse më në fund të gjithë jemi këtu së bashku. Kjo ndjenjë e bashkimit – kjo është drita në fund të tunelit të errët të pandemisë.” – u shpreh presidenti i Komiteti Ndërkombëtar Olimpik, Thomas Bach.



Ylli i tenisit, japonezja Naomi Osaka, pati nderin e veçantë që të shërbente si personi i fundit qe mbante pishtarin olimpik.

The Olympic Cauldron has been lit! ?@naomiosaka does the honours as the curtain rises on #Tokyo2020. #OpeningCeremony | #StrongerTogether pic.twitter.com/6bYlwnMDfh
— Olympics (@Olympics) July 23, 2021
Shqipëria do të përfaqësohet në Lojërat Olimpike nga: Briken Calja dhe Erkand Qerimaj të cilët do të garojnë në peshëngritjen olimpike; notarët Nikoll Merizaj dhe Kledi Kadiu; vrapuesja Luiza Gega dhe kërcim së gjati Izmir Smajlaj; Matvei Petrov në gjimnastikë, Indrit Cullhaj në xhudo dhe Manuela Delilaj në qitje.
Ekipi shqiptar:

Foto të tjera:





Lojërat Olimpike - Tokio 2020 përfundojnë më 8 gusht.