Sport

Triumfon xhudisja Distria Krasniqi: Kosova fiton medaljen e dytë olimpike

Shkruar nga Anabel

24 Korrik 2021

Triumfon xhudisja Distria Krasniqi: Kosova fiton medaljen e dytë olimpike

Xhudisja Distria Krasniqi mundi në finale japonezen Funa Tonaki, duke siguruar medaljen e parë për këtë vit dhe të dytën për Kosovën, që pas debutimit në Lojërat Olimpike 2016.

“Kosova fiton! Kemi medaljen e parë olimpike nga Lojërat Olimpike Tokio 2020. Distria Krasniqi i solli të artën vetes dhe gjithë vendit tonë, duke na bërë krenarë.” – shkruan Komiteti Olimpik i Kosovës.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ishte e pranishme në sallë e përshkroi momentin si “nder e krenari e lumturi të papërshkrueshme”.

“Distria, e para e botës, dëshmoi sot sërish se është e pamposhtur dhe se është krenaria e vendit tonë. Ajo dëshmoi që talenti dhe puna triumfojnë gjithnjë.” – shkruan Osmani.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Vjosa Osmani (@vjosa.osmani)

Kjo është medalja e dytë olimpike për Kosovën, pas të artës së Majlinda Kelmendit në Rio 2016.

Distria, e lindur në vitin 1995, nisi të merrej me xhudo në moshën 7-vjeçare dhe stërvitej më vëllain. Ajo ka fituar medaljen e bronztë në kategorinë 48 kg në Kampionatin Botëror të Xhudos 2019. Në vitin 2020, Distria fitoi një nga medaljet e bronzta në garën e grave për 48 kg në Kampionatin Europian të Xhudos në 2020, të mbajtur në Pragë.

Këtë vit, ajo fitoi medaljen e artë në Judo World Masters të mbajtur Katar.