KORONAVIRUS

Varianti 'Delta': Konfirmohet rasti i parë në vend!

Shkruar nga Anabel

25 Korrik 2021

Varianti 'Delta': Konfirmohet rasti i parë në vend!

Varianti 'Delta' është prezent edhe në vendin tonë! Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik konfirmojnë praninë e variantit “Delta” të Covid-19 në Shqipëri pas analizave të kryera në Gjermani.

“Nga kampionet e dërguara në Institutin e Virologjisë – Charite në Berlin të Gjermanisë, ku u krye analiza e thellë gjenetike e sekuencimit të gjenomës së virusit në këto kampione, rezultoi varianti Delta B.1.617.2”.- bën me dije Ministria e Shëndetësisë. 

Duket se prania e variantit 'Delta' përkon edhe me rritjen e rasteve të Covid-19, gjatë javëve të fundit.

Sipas Ministrisë, opsioni i vetëm për t'i bërë ballë dhe për të frenuar virusin mbetet vaksinimi. Kështu, ata i bëjnë thirrje njerëzve për t'u vaksinuar sa më herët të jetë e mundur. 

Nga çfarë dihet deri më tani, ky variant i Covid-19, ka tranmetueshmëri më të madhe ndaj është shumë e rëndësishme të respektohen masat e distancimit fizik dhe vendosja e maskave në ambientet e mbyllura.

Varianti 'Delta': Konfirmohet rasti i parë në vend!

Burimi: Euronews Albania