Sport

Majlinda Kelmendi për garën e fundit në karrierë: ‘Nuk e prisja të përfundonte kështu’

Shkruar nga Anabel

26 Korrik 2021

Majlinda Kelmendi për garën e fundit në karrierë: ‘Nuk

Majlinda Kelmendi nuk e priste kurrë që gara e fundit në karrierë të përfundonte me humbje, megjithatë ajo është krenare për gjithë çfarë ka arritur si xhudiste dhe gjithë emocionet që i ka dhuruar Kosovës.

Kampionia olimpike, që i dha Kosovës medaljen e parë të arit në debutimin e parë në Lojërat Olimpike Rio 2016, humbi në garën e parë me hungarezen Reka Pupp. Në ndeshjen e djeshme, një waz-ari i marrë në shënim të artë, bëri që Kelmendit t’i ndalat gara për më tej në Tokio 2020.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kosovo Olympic Committee (@kosovoolympiccommittee)

Në një intervistë për KTV, ajo u shpreh se në këtë olimpiadë ka pasur dyshime nëse duhej të garonte, për shkak të lëndimeve. Duket se nuk ishte dita e saj më e mirë.

“Për mua ka qenë gara e fundit dhe të them të drejtën nuk e kam pritur që gara e fundit në karrierë të shkonte kështu. Por ishte e shkruar, s’kemi çfarë bëjmë. Të gjitha i kam fituar. Mendoj që Kosovës i kam sjellë mjaft emocione. Tani është radha e të tjerëve.”

Ajo shtoi se do të jetë afër trajnerit Driton Kuka për të ndihmuar xhudistët e tjerë. Kuka ka stërvitur Kelmendin, Distria Krasniqin dhe Nora Gjakovën, të cilat të dyja fituan medalje ari në Tokio 2020, si edhe xhudistët e tjerë përfaqësues të Kosovës.

Majlinda Kelmendi për garën e fundit në karrierë: ‘Nuk

Medaljet e xhudistes nisën më shumë se një dekadë më parë, kur ajo nisi të renditej në vendet e para nëpër kampionate si World Cup, European Cup, Grand Prix, IJF World Masters apo World Championships. Në vitin 2014, ajo kryesoi listën IJF Prestige World Ranking në kategorinë e grave, ndërsa dy vite më vonë, do të shënonte një ngjarje të rëndësishme sportive, duke u bërë e para atlete nga Kosova që fiton medaljen e artë në Lojërat Olimpike në Rio de Janeiro, pikërisht në vitin kur Kosova u përfaqësua për herë të parë. Gjatë një vizite në Kosovë në gusht të vitit 2016, presidenti i SHBA-së Joe Biden, asokohe zëvendëspresident, i dhuroi Kelmendit si shenjë nderimi stemën shtetërore të zëvendëspresidentit.

Majlinda Kelmendi për garën e fundit në karrierë: ‘Nuk

Në vitin 2017, ajo u shpall nga Federata Kombëtare e Xhudos si xhudistja më e mirë në botë. "Të gjithë e njihni historinë time. E kam nisur karrierën në Kosovë, kam fituar gjithçka. Por ky çmim sot, është ‘Everesti’. Nuk mund të kërkoj më shumë,” tha ajo.