Një vit më parë, aktori Wentworth Miller zbuloi se ishte autik dhe në një postim në Instagram së fundmi, ndau me ndjekësit përvojën e tij.
Ylli i “Prison Break” tha se, “Kjo nuk është diçka që do të doja ta ndryshoja...menjëherë të qenit autik është thelbësore për atë që jam. Për gjithçka që kam arritur/artikuluar.”
Në mbishkrimin e një fotoje të bardhë, Miller shkroi: “Kjo vjeshtë shënon 1 vit që kur kam marrë diagnozën joformale të autizmit. U parapri nga një vetë-diagnostikim. U pasua nga një diagnozë zyrtare. Ishte një proces i gjatë, me të meta, në nevojë për përditësim. Unë jam një burrë në moshë të mesme. Jo 5-vjeçar.”
Aktori shkroi që e di se "një diagnozë është një privilegj që shumë nuk e gëzojnë" dhe shtoi se diagnoza ishte "një shok", por "jo një surprizë".
"Unë nuk di sa duhet për autizmin. (Ka shumë për të ditur.) Tani për tani puna ime duket se po evoluon në të kuptuarit e vetes. Rishqyrtimi i 5 dekadave të përvojës së jetuar përmes një syri tjetër."
Ndër të tjera, aktori falenderoi njerëzit që në një mënyrë ose në një tjetër i dhanë hapësirën që kishte nevojë.
“[Faleminderit që] më lejuat të ecja në një botë që kishte kuptim për mua, ndonëse jo për ju...faleminderit.”
Miller ka qenë i hapur në lidhje me luftën për shëndetin mendor dhe mënyrën se si ai u përpoq të vriste veten si adoleshent.
"Duke u rritur unë isha një shënjestër. Të flasësh në mënyrën e duhur, të qëndrosh në rrugën e duhur, të mbash dorën në mënyrën e duhur. Çdo ditë ishte një provë dhe kishte një mijë mënyra për të dështuar. Një mijë mënyra për të portretizuar veten për të mos respektuar standardet e dikujt tjetër për atë që është pranuar ose çfarë është normale,” tha ai në një Fushatë të të Drejtave të Njeriut në vitin 2013.
Presioni ishte aq i amdh sa ai u përpoq të vriste veten disa herë.
“Prita derisa familja u largua për fundjavë, isha vetëm në shtëpi dhe gëlltita një shishe pilula. Nuk mbaj mend se çfarë ndodhi gjatë dy ditëve të ardhshme, por jam shumë i sigurt që shkova të hënën në mëngjes në autobus për në shkollë duke pretenduar se gjithçka ishte mirë.”