Fitness

Cili është sporti më i thjeshtë për të stërvitur gjithë trupin

Shkruar nga Anabel

29 Korrik 2021

Cili është sporti më i thjeshtë për të

Nëse nuk e gjeni veten te stërvitjet tradicionale kardio ose ushtrimet me pesha në palestër, mund të stërviteni pa qenë nevoja të shkoni në palestër dhe sportet e ofrojnë një gjë të tillë.

Një nga sportet që shërben për të stërvitur të gjithë trupin është noti. Noti konsiderohet si mënura më e thjeshtë për t’u stërvitur dhe konsderohet si një nga sportet më të mira të fitness-it për shkak se vendos në lëvizje të gjithë muskujt e poshtëm dhe të sipërm.

Noti jo vetëm që përfshin këmbët, por gjithashtu ndikon në pjesën e sipërme - muskujt e mesit dhe shpinës - dhe tricepsin.

Përpos këtyre, mushkëritë gjithashtu përfitojnë nga noti. Një studim i vitit 2016 doli në përfundimin se notarët kanë mushkëri më të forta se atletët e tjerë.

Cili është sporti më i thjeshtë për të

Disa nga përfitimet kryesore:

- rrit ritmin e zemrës pa e stresuar trupin tuaj
- tonifikon muskujt
- forcon muskujt
- rrit qëndrueshmërinë

Pavarësisht stilit të notimit, ju do të përdorni shumicën e grupeve të muskujve për të lëvizur në ujë. Teksa muskujt stërviten, noti e bën zemrën dhe mushkëritë më të forta Krahasuar me njerëzit joaktivë, notarët kanë rreth gjysmën e rrezikut ndaj vdekjes.