KORONAVIRUS

Manastirliu dhe Bino i bëjnë thirrje studentëve: 'Virusi Delta e bën urgjente vaksinimin!'

Shkruar nga Anabel

29 Korrik 2021

Manastirliu dhe Bino i bëjnë thirrje studentëve: 'Virusi

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu i ka bërë thirrje studentëve të vaksinohen për të nisur një sezon të qetë shkollor dhe për të shmangur fatalitetet si pasojë e pandemisë.

“Është e rëndësishme një thirrje për studentët për tu vaksinuar sepse me fillimin e shkollës sepse shtatori, tetori, do të na përballë me një rritjen e kontakteve apo grumbullimet që ndoshta janë të pashmangshme, por nëse jemi të vaksinuar mund të shmangim fatalitet. Të mos hezitojmë për tu vaksinuar sa më shpejt të jetë e mundur."- u shpreh Manastirliu.

Përveç të rinjve, ajo u kërkoi edhe të moshuarëve të paraqiten në qendrën më të afërt për të marrë vaksinën kundër Covid-19, duke qenë se prania e variantit Delta ka shtuar ndjeshëm numrin e të infektuarëve.

Të njëjtën thirrje e bëri edhe Silva Bino, shefja e Departamentit të Epidemiologjisë, duke thënë se vaksinimi duhet bërë në mënyrë urgjente.

“Virusi Delta e bën urgjente vaksinimin. Sot vaksinimi është urgjencë sepse virusi është tepër ngjitës. Studentët që do të futen në auditore mund të bëhen përçues. Vaksinimi i studentëve, mësuesve, të moshuarve apo grupeve të riskut është një element tepër i rëndësishëm."- përfundoi ajo.

Manastirliu dhe Bino i bëjnë thirrje studentëve: 'Virusi

Burimi: Abc News