Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin gusht 2021: Ujori dhe Peshqit

Shkruar nga Anabel

2 Gusht 2021

Horoskopi i Susan Miller për muajin gusht 2021: Ujori dhe Peshqit

Horoskopi i Susan Miller për muajin gusht 2021: Ujori dhe Peshqit

Fillimi i këtij muaji ju gjen duke u marr me një problem të jetës suaj dashurore. Ju duket sikur gjithë përgjegjësitë kanë rënë mbi shpatullat tuaja dhe po përpiqeni të mbani premtimet që i keni dhënë gjithë atyre që varen nga ju, por kjo s'është gjithnjë e thjeshtë për t'u bërë. 

Nëse nuk jeni të martuar apo në një lidhje serioze, personi në fjalë mund të jetë një partner biznesi të cilit ju i besoni dhe ka rol strategjik në punën tuaj. 

Nuk ka rëndësi nëse bëhet fjalë për një partner në dashuri apo në punë, ju keni nisur të bëni plane bashkë, por në 6 gusht do të kuptoni që është thuajse e pamundur për të gjetur gjuhën e përbashkët. Teksa po punoni për planin tuaj, pengesa të papritura do të dalin në sipërfaqe dhe në këtë pikë, do ta keni paksa të vështirë të mendoni në mënyrë të përpiktë. Ju duhet më shumë informacion, por kjo do t'ju shfaqet në ditët në vijim.

Gjatë kësaj kohe do të ndjeni se nuk keni mbështetje mjaftueshëm, veçanërisht në jetën dashurore- por thjesht presion për të performuar siç të tjerët presin! 

Në fillim të gushtit, do të keni dilema në lidhje me stilin tuaj të jetës-mund të jeni duke menduar për një ndërrim shtëpie, apo një ndryshim të arredimit të brendshëm. Kjo periudhë do të zgjasë për pak, por sigurisht jo përgjithmonë prandaj bëni durim. Lajme të mira ju presin në vazhdim, specifikisht javën e tretë të gushtit. Bëj më të mirën për veten dhe për njerëzit që varen nga ju.

Do ta gjeni veten në një vend shumë më të mirë, por këtë do ta shihni vetëm pas 22 gushtit. Pas kësaj date ju presin lajme emocionuese që do t'ju gëzojnë dhe disa përfundime marrëveshjesh që do t'ju bëjnë të dilni në disa përfundime. Hëna e Plotë do t'ju japë vetëbesimin që ju duhet për t'ju zhvendosur nga errësira drejt dritës.

Nëse po kërkon të nisësh diçka të re në biznes, keni gjithë kushtet e duhura gjatë kësaj periudhe dhe do të shihni punë që përfundojnë me sukses pas datës 22 gusht. Financiarisht, shpenzimet do të rriten përgjatë gjithë muajit sepse mund të keni patur blerje të mëdha dhe kjo situatë do të vijojë deri në mes të shtatorit. Mërkuri do të jetë në prapavijë nga 28 shtatori, kështu që nëse keni blerje për të bërë, bëjini tani. Në 20-23 gusht prisni t'ju vijnë para surprizë dhe nëse për momentin ju duhen para, është njëri nga prindërit që do t'ju vijë në ndihmë.

Horoskopi i Susan Miller për muajin gusht 2021: Ujori dhe Peshqit

Hëna e Re e 8 gushtit në Luan mund t'ju gjejë duke bërë kontrolle mjekësore rutinë, pasi jeni të vetëdijshëm që duhet të kujdeseni për veten. Një orë në zyrën e mjekut mund të ndryshojë rutinën tuaj duke ju bërë të ndiheni në më të mirën tuaj. Do ta ndjeni veten shumë të zënë me punë pasi ish-klientët tuaj po ju dërgojnë projekte që duhen përfunduar. Nëse po shpresonit për pushime gjatë gushtit, mund t'ju duhet t'i shtyni, pasi gjëra të paparashikueshme mund të dalin në skenë dhe kërkojnë zgjidhje. 

Gjithsesi, mund të merrni një fundjavë të gjatë që do të ndryshojë humorin për gjithë javën. Merrni lap top-in me vete se nuk i dihet kurrë. Një udhëtim spontan ju pret nga 20-21 gushti, por nëse keni mundësi nisuni që në 19 gusht për ta shijuar edhe më shumë arratisjen.

Marsi do të ndikojë tek vëmendja e shtuar dhe siguria që do të tregoni ndaj partneres/it. Nëse nuk e keni një të tillë, do ta takoni më shpejt nga ç'e mendoni. Marsi ka fuqinë t'ju bëjë më magnetike dhe sharmante, kështu që jepini! Nëse jeni duke bashkëpunuar me dikë tjetër në punë, rezultati do të jetë frytdhënës. 

Për ata që e kanë ditëlindjen në fund të shkurtit të shënojnë datën 22 gusht, plus/minus 5 ditë, pasi do të përjetoni gjëra të veçanta që s'i keni jetuar gjatë gjithë vitit. 

Kalo pak kohë vetëm, larg zhurmave rreth jush dhe fokusohuni tek projektet e reja. Gjithashtu mos harro të ëndërrosh për të ardhmen. Duhet thjesht të dini çfarë doni dhe universi do të bëjë më të mirën për ju. E ardhmja është fantastike.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.