High Tech

Çfarë ndodhi dje me Instagramin dhe pse njerëzit po ankoheshin

Shkruar nga Anabel

3 Gusht 2021

Çfarë ndodhi dje me Instagramin dhe pse njerëzit po ankoheshin

Mbrëmjen e djeshme, thuajse të gjithëve përdoruesëve të Instagramit nëpër botë ju shfaq një njoftim që limitonte aktivitetin e tyre në rrjet.

Një pjesë e mirë e njerëzve e ndanë "shqetësimin" me të tjerët, si për të na thënë se një ikonë e tillë nuk na shfaqet vetëm ne. 

Çfarë ndodhi dje me Instagramin dhe pse njerëzit po ankoheshin

Çfarë ishte ai njoftim?

Nuk ka ende një përgjigje zyrtare nga Instagrami për këtë, por çfarë dihet është se tabela e shfaqur në ekran nuk është diçka e re. Me shumë gjasa, platforma ka patur probleme teknike që u reflektuan tek llogaritë e përdoruesit. Disa prej tyre u shprehën se nuk ishin në gjendje të shihnin Story-it dhe as Feed-in e tyre, e ndërsa të tjerë thanë se gjithçka ju dilte ishte një ekran i bardhë. 

Në njoftimin e shfaqur shkruhej: "Ne limitojnë sa shpesh ju mund të bëni disa gjëra të caktuara në Instagram për të mbrojtur komunitetin tonë. Na thoni nëse mendoni se kemi bërë gabim."

Çfarë do të thotë kjo? Që Instagrami po limiton disa nga aktivitetet tuaja dhe kjo mund të ndodhë nëse përshembull ju brenda një kohë shumë të shkurtër keni dhënë "like" shumë postimeve.

Çfarë ndodhi dje me Instagramin dhe pse njerëzit po ankoheshin

Ç'duhet bërë nëse ju shfaqet sërish?

Bëni kujdes në përditshmëri duke reduktuar numrin e gjërave që ndiqni apo pëlqimet që jepni. Nëse ikona ju shfaqet sapo jepni një "like", klikoni mbi butonin “tell us”, plotësoni informacionin dhe prisni për pak ditë. Disa përdorues të tjerë kanë vënë re se kur kanë hequr link-et nga përshkrimi i Bio-s së tyre, problemi është zgjidhur.

Një mënyrë tjetër është të dilni nga adresa juaj dhe të logoheni sërish. 

Burimi: HITC