Shqipëria

Zjarret në Shqipëri: Shënohet viktima e parë në vend!

Shkruar nga Anabel

3 Gusht 2021

Zjarret në Shqipëri: Shënohet viktima e parë në vend!

Në Gjirokastër është shënuar viktima e parë nga zjarret. Një çift bashëshortësh janë përpjekur të shuajnë flakët e zjarrit që përfshinë banesën e tyre në fshatin "Asim Zenel". Kryefamiljari ka humbur jetën, ndërsa gruas po i jepet ndihma mjekësore.

Sot rreth orës 16:30, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, u kërkoi banorëve të zonës Lunxhëri-Antigone të evakuoheshin për shkak të rrezikut. Ai tha se bëhet fjalë për një "vatër zjarri të rrezikshme" dhe se "si pasojë e erës situata është përkeqësuar dhe zjarri tashmë është shumë pranë banesave". Në mbështetje të strukturave të Mbrojtjes Civile kanë shkuar Forcat e Armatosura.

Situatë kritike paraqitet dhe në njësinë administrative Shllak në Qarkun e Shkodrës. Prej disa ditësh kjo zonë është nën pushtetin e flakëve dhe janë djegur qindra hektarë pyll dhe kullota.

Gjashtë punonjës të zjarrfikësve si dhe 15 punonjës të zonave të mbrojtura ndodhen në terren për të vendosur nën kontroll flakët të cilat po favorizohen nga era.

Ndërkohë, edhe në Karaburun, është vendosur të shtohet numri i ushtarëve dhe helikopterëve për shuarjen e zjarreve.

Zjarret në Shqipëri: Shënohet viktima e parë në vend!

Burimi: Euronews Albania