Sipas Euronews, në vendin tonë ka aktualisht 13 vatra aktive zjarresh. Emergjencat civile tregojnë se shumë prej tyre nuk përbëjnë rrezik për jetët e njerëzve dhe banesat.
- Në Karaburun ka ende prani vatrash zjarri, por emergjencat civile bënë me dije se nuk ka rrezik për banesat.
- Në Gjirokastër vijon zjarri në vatrat në luginën e Lunxhërisë, por përsëri pa rrezik për banesat. Në fshatin “Arshi Lengo”, ndërhyrja vijon edhe nga ajri me helikopter.
- Prani të zjarreve ka edhe në fshatin Cukal, në Shkodër, gjithashtu pa rrezik. Ndërkohë, zjarret në Fushë-Arrëz rrezikojnë të kalojnë në zonat e banuara.
- Vatra të tjera zjarri, por pa rrezik për jetët e njerëzve dhe banesave ka në bashkinë Tepelenë, pyllin e fshatit Shetaj, në fshatin Manskuri në Durrës, në fshatin Lukan në Dibër, në bashkinë Mallakastër dhe në fshatin Shelcan në Elbasan.
Të gjitha këto vatra janë nën kujdesin e Forcave të Armatosura dhe Shërbimit Zjarrfikës. Nivel më të lartë rreziku ka në disa qarqe të Vlorës dhe Gjirokastrës.
Burimi: Euronews Albania