Shqipëria

Sipas Pëllumb Piperos: Pse njerëzit duhet të jenë të vëmendshëm ndaj variantit Delta

Shkruar nga Anabel

9 Gusht 2021

Sipas Pëllumb Piperos: Pse njerëzit duhet të jenë të

Ndonëse gjatë 24 orëve të fundit rastet e të prekurve me Covid-19, janë ulur ndjeshëm, në spitale ka ende pacientë të shtruar në forma të rënda të pandemisë.

Epidemiologu Pëllumb Pipero gjatë një interviste për Abc Neës, vuri në dukje ndryshimet e versionit Delta nga simptomat e Covid-19 që njihnim deri tani.  Ndryshe nga varianti fillestar i Covid-19, pacientet e prekur nga Delta nuk kanë kollë apo vështirësi në frymëmarrje.

“Janë diku 30 pacientë të shtruar në spital. Format janë nga të mesme deri në të rënda. Rastet që kanë ardhur tek ne aktualisht kanë pasur klinikë të fshehtë, me prekje të gjerë pulmonare, por pa vështirësi frymëmarrjeje, madje do thoja pa kollë. Pra, sjellja e Deltës, është e ndryshme në fazat e para të sëmundjes. Ndaj, u kam bërë thirrje qytetarëve, por edhe kolegëve të mi që të kenë shumë kujdes për çdo rast të ri, i cili referohet tek mjeku i familjes dhe dëshmon shenjat e para të Covid-it, edhe pse nuk ka vështirësi në frymëmarrje apo nuk ka atë kollën e shtuar.”- u shpreh Pipero.

Edhe sipas tij, transmetueshmëria e variantit Delta është më e lartë se e gjithë varianteve të tjera të shfaqura deri tani, por sidoqoftë ekspertët thonë se nuk është aq agresiv sa mendohej më parë. Fatmirësisht diçka e tillë reflektohet edhe në numrin e rasteve apo të fataliteteve ditë pas dite.