Celebrity

Angelina Jolie hap Instagram dhe postimi i parë bëhet viral

Shkruar nga Anabel

21 Gusht 2021

Angelina Jolie hap Instagram dhe postimi i parë bëhet viral

Angelina Jolie, një personazh i famshëm pa prani në rrjete sociale, iu bashkua Instagramit për një arsye madhore. Jolie postoi letrën e një vajze adoleshenteje afgane, emri i vërtetë dhe vendodhja e së cilës është e paqartë.

"Tani, njerëzit e Afganistanit nuk po komunikojnë dot në në rrjetet sociale dhe nuk po shprehen lirshëm,” tha Jolie mbishkrimin e postimit. “Kështu që unë erdha në Instagram për të ndarë historitë e tyre dhe zërat e atyre në të gjithë globin që po luftojnë për të drejtat themelore të njeriut."

Në letër, vajza shkruan për frikën se kthimi i talebanëve do t'i japë fund jetës së saj shkollore, duke thënë se "të gjithë ne jemi përsëri të burgosur".

"Para se të hynin talebanë...të gjithë kishim të drejta, ishim në gjendje t'i mbronim lirisht të drejtat tona. Por kur ata vijnë, të gjithë kemi frikë prej tyre dhe mendojmë se të gjitha ëndrrat tona janë zhdukur."

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Angelina Jolie (@angelinajolie)

Në postim, Jolie shkruan:

"Unë isha në kufirin e Afganistanit dy javë para 11 shtatorit, ku takova refugjatë afganë që kishin ikur nga talebanët. Kjo ndodhi njëzet vjet më parë. Është e dhimbshme të shohësh të zhvendosen përsëri nga frika dhe pasiguria që ka pushtuar vendin e tyre. Të shpenzosh kaq shumë kohë dhe para, të kesh derdhur gjak dhe jetë të humbura vetëm për të arritur këtu, është një dështim pothuajse i pamundur për t'u kuptuar."

Jolie është përfaqësuese dhe e dërguar speciale e Agjencisë së OKB -së për Refugjatët, një organizatë globale që synon të shpëtojë jetë dhe të mbrojë të drejtat e refugjatëve, komuniteteve të shpërngulura me forcë dhe njerëzit pa shtetësi.

Pas tërheqjes së SHBA-së nga Afganistani, talebanët morën me shpejtësi pushtetin, duke shkaktuar panik në vend. Ata kanë drejtuar Afganistanin në vitet 1996-2001 përmes një regjimi shtypës, sidomos për gratë.