Padyshim që Zoë Kravitz dhe Channing Tatum mund të jenë një nga çiftet surprizë të këtij viti. Asgjë nuk është konfirmuar, por ka zëra për një romancë.
Në fillim qarkulluan foto të tyre duke shëtitur rrugëve të New York-ut me biçikletë.
Pas kësaj, E! Raportoi se një burim u shpreh se nuk janë thjesht miq. Tatum dhe Kravitz kanë punuar së bashku për debutimin e Kravitz si regjisore në filmin “Pussy Island”.
Burimi i tha, “Ka më shumë se një miqësi në atë që po ndodh me Channing dhe Zoë. Ata po kalojnë shumë kohë së bashku dhe po argëtohen. Janë më shumë se thjesht miq të ngushtë. Marrëdhënia e tyre është rritur më shumë.”
Tatum, për herë të fundit, ishte në një lidhje romantike me Jessie J; ata u ndanë në tetor të vitit 2020. Kravitz bëri kërkesë për divorc nga burri i saj, Karl Glusman, në dhjetor 2019, pas 18 muajsh martesë.
Në qershor, Kravitz dhe Tatum dhanë një intervistë për “Pussy Island” me Deadline. Tatum u ndal më shumë te mënyra se si u ndje që Zoë e ftoi të luante rolin e protagonistit.
"Kur Zoë më telefonoi, u trondita. Nuk e njihja. E kisha parë në filma, e dija që ajo prodhonte High Fidelity, por nuk e dija që po krijonte në një nivel të tillë, ku donte të ishte regjisore. Doli nga askund dhe tema më bëri të them, prit, pse po mendon për mua? Askush nuk më jep një shans për të luajtur një rol si ky. Ishte e frikshme dhe çliruese, vetëm të isha në gjendje të bisedoja, ku më lejohej të ngatërrohesha dhe të thosha gjëra të gabuara.”