Health News

‘Gargarë’ me vaj kokosi – Përfitimet për shëndetin oral

Shkruar nga Anabel

23 Gusht 2021

‘Gargarë’ me vaj kokosi – Përfitimet për

Përdorimi i vajit, sidomos ai i kokosit, për të praktikuar atë që njihet si “oil pulling” po bëhet gjithnjë e më i njohur e shumë njerëz betohen për përfitimet në shëndetin oral.

“Oil pulling” është një praktikë e vjetër indiane që konsiston në vendosjen e vajit në gojë dhe mbajtjen e tij si gargarë. Kjo praktikë është përdorur për mijëra vjet si një ilaç popullor indian.

Mënyra se si funksionon është e thjeshtë - kur shpërhapni vajin rreth gojës, bakteret largohen dhe treten në vajin e lëngshëm.

‘Gargarë’ me vaj kokosi – Përfitimet për

Disa nga përfitimet:

- Përdorimi i vajit të kokosit si shpëlarës goje mund të zvogëlojë ndjeshëm numrin e baktereve të dëmshme.
- Mund të ndihmojë në zvogëlimin e inflamacionit të mishrave të dhëmbëve.
- Disa thonë që vaji i susamit zvogëlon erën e keqe të gojës. Vaji i kokosit mund të ketë të njëjtin efekt.
- Shumë pretendojnë se vaji mund të zbardhë dhëmbët, ndonëse nuk ka asnjë provë shkencore për këtë.

‘Gargarë’ me vaj kokosi – Përfitimet për

Mund të përdorni lloje të ndryshme vajrash, por vaji i kokosit ekstra të virgjër është një zgjedhje më e preferuar për shkak të shijes së tij të këndshme. Nuk ka nevojë të përdorni shumë forcë. Nëse vendosja e vajit shkakton dhimbje në muskujt e  fytyrës, relaksohuni pak. Provoni të përdorni më pak vaj herën tjetër dhe mos e shpërhapni në gojë me forcë.

Disa njerëz thonë se është më mirë që ta vendosni vajin me stomakun bosh, para se të lani dhëmbët. Shumë e vendosin gjatë dushit ose larjes në mëngjes.

‘Gargarë’ me vaj kokosi – Përfitimet për

Si ta praktikoni

- Vendosni afërsisht 1 lugë gjelle vaj në gojë
- Mbajeni në gojë rreth 15-20 minuta
- Pastaj derdheni vajin dhe lani dhëmbët

Shënim: Këshillohet që ta pështyni vajin në një copë letër dhe ta hidhni në koshin e mbeturinave pasi yndyra mund të bllokojë tubat me kalimin e kohës.

Burimet: Healthline, WebMD