Cosmopolitan krijoi një listë me aplikacione për çiftet në distancë, por kur të shihni se si funksionojnë, do t’i merrni edhe nëse jetoni bashkë:
#1 – Couple Game
Keni dashur ndonjëherë të zbuloni se sa mirë ju njeh vërtet partneri? Shkarkoni këtë aplikacion për të hyrë në kuizet e çifteve që variojnë në tema nga ushqimi i preferuar, pushimet, hobi, filmat, muzika, romanca, intimiteti, puthja etj.
#2 – Between
Ky aplikacion është si platformë mesazhesh dhe kalendari në një. Ju mund të bisedoni me njëri-tjetrin, të ruani fotografi të lezetshme së bashku, të ruani data të rëndësishme këtu si përvjetorët ose se kur do të takoheni, dhe gjithashtu të telefononi njëri–tjetrin.
#3 – Love Nudge
Ky është një aplikacion argëtues që bazohet në idenë e “gjuhëve të dashurisë” dhe ju sugjeron “objektiva” që ti dhe partneri mund t’i arrini.
#4 - Gottman Card Decks
Kur bëhet fjalë për thellimin e marrëdhënies tuaj në çift, ju vijnë në ndihmë ekspertë si Gottman-ët. Instituti Gottman, i krijuar nga dr. John dhe Julie Gottman – ka përdorur gjetjet ndër vite për të krijuar këtë platformë. Aplikacioni ju jep disa karta flesh, përmes të cilave ju mund të njihni më mirë partnerin tuaj.
#5 –Without
Ky aplikacion ka si synim ta bëjë distancën mes jush më të menaxhueshme. Ju jep përditësime mbi motin në vendin ku është personi juaj i zemrës, ju rikujton të përdorni krem dielli etj. Ka edhe një funksion që ju jep mundësinë që kur të tërhiqni poshtë për të parë njoftime, të shihni një fotografi të partneres/it.
#6 – Honi
Për çiftet që kërkojnë të bëjnë ca “lojëra” seksuale, Honi është për ju! Ky aplikacion funksionon me sfida, fantazi, pozicione dhe quiz-e.
#7 – WhenDo
Nëse ju dhe partneri/ja ndodheni në zona të ndryshme kohore, ky aplikacion ju tregon kohën fikse në vendin ku ndodhet partneri. Edhe këtë, mund ta shoqëroni me një foto të tij/saj në sfond.