“Ka një tendencë përkeqësimi” u shpreh kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli, në lidhje me treguesit epidemiologjikë të Covid.
Ajo theksoi se ka një rritje të rasteve ditore, që vihet re dhe në numrin e përgjithshëm të rasteve 2-javore. Si një mënyrë për të përmirësuar situatën e koronavirusit në vend ose për ta mbajtur atë nën kontroll, masat e marra janë këto:
1 – Duke filluar nga data 1 shtator, ora policore shkon në 23:00 deri në orën 06:00.
2 – Duke filluar nga data 1 shtator, të gjithë ata që hyjnë në Shqipëri, në pikat kufitare duhet të plotësojnë një nga tri kushte:
- të kenë certifikatën e vaksinimit
- të kenë një test PCR negativ brenda 72 orëve ose testin e shpejtë antigjen brenda 48 orëve.
- ose provë që kanë kaluar Covidin
Qytetarët shqiptarë rezidentë, që kthehen në Shqipëri dhe nuk kanë një nga dokumentet e mësipërme, duhet të vetë-karantinohen për 10 ditë.
3 – Rekomandimi i vaksinimit të detyrueshëm për stafet mjekësore, arsimtarët dhe studentët. Për më shumë për këtë pikën, lexoni këtu.
4 – Në godinën e aeroporteve do të lejohen vetëm njerëzit që udhëtojnë.
5 – Detyrimi i mbajtjes së maskës në ambientet e mbyllura si edhe në ambientet ku është e pamundur mbajtja e distancës sociale (qendrat tregtare, supermarketet, aeroportet, transport publik etj).