Dating

10 gjeste të papritura që janë shumë më romantike nga ç'mendoni

Shkruar nga Anabel

3 Shtator 2021

10 gjeste të papritura që janë shumë më romantike nga

Nuk ka nevojw pwr t'u menduar gjatw pwr tw qenw romantikw. Sigurisht secili ka mwnyrat e veta pwr tw treguar dashurinw, por gjuha e saj nw fund tw ditws pwrkthehet njwsoj! Gjithw gjestet romantike qw s'pwrfshijnw darka me qirinj dhe lule, i gjeni tw listuara mw poshtw.

1. Dërgoji një mesazh papritur në mes të ditës

Thjesht për t'i treguar që po mendon për të.

2. Përgatit një darkë për të.

Eshtë shumë më romantike nga çfarë mendoni.

3. Ose porosisni ushqimin e preferuar dhe shihni filma bashkë

Duke u përfshirë në gjërat e tyre të preferuara, tregoni interes.

4. Mund të marrësh plehrat e shtëpisë dhe t'i hedhësh ti

As ja keni idenë çfarë gjesti romantik është ky!

5. Bëj diçka për t'i reduktuar stresin

Nëse i shihni të mërzitur apo të stresuar, bëni një përpjekje për t'i ndryshuar humorin. Një ftesë për të dalë diku apo për ta ndihmuar me punët e shtëpisë.

6. Laj makinën e tij/saj

Nëse e bën papritur partneri/ja do ta vlerësonte shumë më tepër sesa një buqetë lulesh.

7. Dërgoji një dhuratë të vogël simbolike në zyrë

Asgjë s'do t'i pëlqente më shumë.

8. Lini të zgjedhin ata vendin se ku do të darkoni/drekoni

Dukeni shumë, po shumë romantik.

9. Merrni një copë letër dhe lini një shënim të lezetshëm diku nëpër shtëpi

Diçka që e kuptoni vetëm ju të dy, mund t'ju ndryshojë ditën.

10. Paketoji drekën për nesër.

Kur ajo/ai të zgjohet për punë/shkollë do të shohë që dikush ka menduar për të.

Burimi: Cosmopolitan