A keni komunikuar ndonjëherë me dikë që duket se ndihet sikur është një “perëndi mes njerëzve”? Njerëz të tillë ndonjëherë përshkruhen se kanë "kompleksin e Zotit". Ky term nuk është një diagnozë e mirëfilltë apo një term klinik, por përdoret shpeshherë dhe ka disa shenja treguese.
Çfarë do të thotë që dikush të ketë “kompleksin e Zotit”? E thënë thjesht, do të thotë që mbivlerëson veten, aftësitë dhe të drejtat që ka në krahasim me të tjerët. Një person me këtë kompleks mendon se është më i zgjuari, më i mirë, realiteti i tij është realiteti, përvoja e tij është përvoja në përgjithësi etj.
Këta njerëz priren të shfaqin arrogancë në ekstrem duke respektuar fare pak ose aspak të tjerët dhe justifikojnë veprimet që bëjnë.
A janë narcistë? Nuk janë fort të ndryshëm, kanë tipare të përbashkëta. Shpesh kur njerëzit përshkruajnë dikë me kompleksin e Zotit i referohen dikujt që mund të ketë tipare të çrregullimit narcisist të personalitetit.
Të kesh një kompleks të tillë nuk është një gjendje e diagnostikueshme (domethënë, nuk është një gjendje e shënuar në Manualin Diagnostikues dhe Statistikor të Çrregullimeve Mendore), por çrregullimi narcisist i personalitetit (NPD) është. Dikush i diagnostikuar me NPD me siguri do të shfaqë disa shenja të kompleksit të Zotit, por dikush me kompleksin e Zotit nuk ka domosdoshmërisht NPD.
Në disa raste, psikologët e përshkruajnë si një lloj të veçantë narcisizmi.
Disa shenja të zakonshme
1. Mburren dhe kanë ndjenja të madhështisë për veten. Ata mendojnë që janë më të rëndësishmit.
2. Manipulimi – mund të mohojnë realitetin e dikujt tjetër sepse u intereson vetëm vetja.
3. Mungesa e ndjeshmërisë – sjellje e ashpër dhe pa emocione.
4. Sjelljet e papërfillshme – ata nuk mendojnë se lëndojnë të tjerët. Sipas tyre, nuk bëjnë asgjë të keqe.
5. Ndjenja e tepruar për admirim dhe lavdërim.
6. Marrëdhënie të pasuksesshme afatgjata.
7. Mosrespektimi i kufijve – ata besojnë se gjithçka u përket atyre, të gjithë mendojnë dhe ndihen njësoj si ata, dhe të gjithë duan të njëjtat gjëra që ata bëjnë.
8. Mungesa e përgjegjësisë – këta individë mendojnë që gjithçka që bëjnë është e duhur dhe nuk bien dakord që duhet të ndryshojnë.
9. Mund të kenë çrregullime të personalitetit dhe gjendje të tjera mendore.
- 15 njerëz me skizofreni tregojnë çfarë do donin të kuptonin më mirë për ta, të afërmit e tyre!
- Ky është lloji më i rrallë i personalitetit: Zbuloni nëse i përkisni ose jo!
- A jeni një ‘shpirt i vjetër’? 10 karakteristika që duhet t’i njihni para se të përgjigjeni
- Pjesa më e madhe e ‘njerëzve të këqij’ në rrjete sociale kanë këtë lloj personaliteti
Burime: Healthline, Mind Body Green