Dating

10+ mesazhe që mund t’i shkruash dikujt pas takimit të parë, me të cilin/ën nuk do të dalësh më

Shkruar nga Anabel

6 Shtator 2021

10+ mesazhe që mund t’i shkruash dikujt pas takimit të

Sapo keni mbërritur në shtëpi pas takimit të parë me dikë dhe e dini që ai/ajo mund t’ju shkruajë. Ti thjesht ke kuptuar se nuk përshtateni. Do t’i japësh fund komunikimit. Si t’ia bësh? Patjetër që një sms mund t’ju vijë në ndihmë.

Problemi: Si t’ua thoni? Zgjidhja:

1

“Nuk dua të tregohem i/e pasjellshëm/me duke të të mos shkruar më, ndaj po të them që do të ishte mirë që të mos takoheshim pasi nuk besoj se të dy përjetuam diçka më shumë se shokë në takim. Gjithë të mirat.”

2

 “Hej, faleminderit për kohën dhe kujdesin në takim. Kalova vërtet mirë. Por pasi e mendova më gjatë, mendoj që nuk jam gati për këtë raport tani. Të uroj gjithë të mirat.”

3

“Më pëlqeu shumë koha me ty, por do të doja të kisha një marrëdhënie afatgjate dhe nuk mendoj se ne të dy përshtatemi kaq shumë. Të uroj gjithë të mirat.”

4

“Të falenderoj për kohën e këndshme, por nuk besoj se ka ndonjë ndjesi romantike mes nesh. Mendoj që është më mirë të mos i vazhdojmë takimet. Kujdesu për veten!”

5

“Të falenderoj për kohën. Por mendoj që nuk kemi shumë të përbashkëta dhe nuk do të përshtateshim si çift. Të uroj më të mirat.”

6

“Faleminderit që më ftove për drekë/darkë. E vlerësoj shumë, por dua të tregohem i/e drejtpërdrejt me ty. Nuk ndjeva diçka më shumë se thjesht miq, ndaj më mirë ta ndërpresim këtu. Kujdesu për veten.”

7

“Më pëlqeu shumë biseda që patëm. Ishte kënaqësi që të njoha, por ndjej se nuk përputhemi në një nivel romantik. Do të ishte mirë që të mos e vazhdonim më tej. Të uroj gjithë të mirat.”

8

“Kalova shumë mirë në shoqërinë tënde, por nuk mendoj se mund të ketë ndonjë ndjenjë më shumë mes nesh. Të uroj gjithë të mirat.”

9

 “Disa nga sjelljet e tua në takim m’u dukën të papërshtatshme. Mendoj që nuk përputhemi me njëri-tjetrin ndaj është më mirë të mos e vazhdojmë komunikimin. Kalofsh mirë.”

10

 “Kalova mirë në shoqërinë tënde, por nuk mendoj se po kërkojmë të njëjtën gjë. Gjithë të mirat!”

11

 “Nuk u ndjeva mirë në disa momente gjatë takimit. Mendoj që kemi pikëpamje të ndryshme dhe nuk do të përshtateshim si çift. Të uroj gjithë të mirat.”

12

 “Ky momenti është pak i sikletshëm, por më pëlqen të jem i/e sinqertë. Kalova shumë mirë me ty, por nuk ndjeva një tërheqje romantike mes nesh. Kalofsh mirë.”