Kinema & TV

Jean-Paul Belmondo, ylli i ‘Breathless’, ndahet nga jeta në moshën 88-vjeçare

Shkruar nga Anabel

6 Shtator 2021

Jean-Paul Belmondo, ylli i ‘Breathless’, ndahet nga jeta në

Jean-Paul Belmondo, aktori francez që fitoi famë ndërkombëtare në filmin klasik “Breathless”, ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare, konfirmoi lajmin për Agence-France Presse avokati i tij.

Jean-Paul Belmondo, ylli i ‘Breathless’, ndahet nga jeta në

Belmondo - i quajtur Bébel nga audienca franceze - u bë një nga yjet më të mëdhenj në vitet ‘60 dhe ’70. Ai ishte një figurë kryesore e gjeneratës së shquar të filmave europianë të asaj periudhe, ku përmendim këtu rolet në filmat e shquar të regjisorit Jean-Luc Godard, “A Woman Is a Woman” dhe “Pierrot le Fou”.

Jean-Paul Belmondo, ylli i ‘Breathless’, ndahet nga jeta në

I lindur në vitin 1933 në periferi të Parisit, Belmondo ndoqi një sërë shkollash private elitare, ndonëse ai shfaqi më shumë interes për sportin dhe nisi një karrierë të shkurtër boksi amator si adoleshent. Pasi u infektua me tuberkuloz, u interesua për shfaqje dhe aplikoi në Akademinë elitare të Arteve Dramatike, duke fituar një vend në 1952.

Jean-Paul Belmondo, ylli i ‘Breathless’, ndahet nga jeta në

Pas diplomimit, Belmondo filloi të aktrojë në teatër dhe siguroi një varg rolesh të vogla nëpër filma. Suksesi i “Breathless” e katapultoi atë në qendër të vëmendjes dhe shpejt u bë një yll ndërkombëtar, duke luajtur me emra të njohur të kohës, si Sophia Loren në filmin “Two Women”. Megjithatë ai preferoi të përqëndrohej në kinemanë franceze.

Jean-Paul Belmondo, ylli i ‘Breathless’, ndahet nga jeta në

Belmondo u shfaq në disa prodhime franceze në mesin e viteve ‘80, me komedi, filma aksion dhe drama kriminale, por puna e tij nisi të ngadalësohej në fund të dekadës dhe u kthye në teatër.

Në 2001, u shtrua në spital për një goditje në tru dhe nuk bëri asnjë film deri në vitin 2009 (“A Man and His Dog”).

Jean-Paul Belmondo, ylli i ‘Breathless’, ndahet nga jeta në

Belmondo u martua dy herë, me aktoren Élodie Constantin midis viteve 1952 dhe 1968 dhe balerinën Natty Tardivel nga viti 2002 deri në 2008. Ai pati shumë marrëdhënie me emra të njohur, duke përfshirë Ursula Andress në fund të viteve 1960 dhe Laura Antonelli në vitet 1970.

Burimet: Agence-France Presse, Guardian, Euronews