Flokët

A duhet ta mbani kremin e diellit në frigorifer? Edhe po, edhe jo

Shkruar nga Anabel

7 Shtator 2021

A duhet ta mbani kremin e diellit në frigorifer? Edhe po, edhe jo

Me vapën e verës, shumë njerëzve mund t'ju shkojë mendja ta ruajnë kremin me SPF në frigorifer. Kështu që kur ta aplikojnë dhe riaplikojnë, të ndjejnë bashkë me kremin, edhe freskinë apo të ftohtin. Por, a duhet? Varet. 

Fillimisht, duhet të dini se ekziston një opsion i sigurtë: Ta vendosni në frigorifer vetëm pak para se ta përdorni. Locioni do ndihet super freskues dhe ju s'do e keni lënë kremin gjithë ditën në temperaturë të ulët.

Së dyti, sugjerohet që kremrat e diellit të qëndrojnë në një temperaturë dhome, jo në të nxehtë të madh dhe as në të ftohtë. Idealja do të ishte një "frigorifer kozmetik", sepse përmes tij, mund ta kontrolloni vetë temperaturën.

Nëse vendosni që thjesht ta vini në frigoriferin e shtëpisë, të paktën tregohuni pak strategjikë: Vendoeseni një derën e frigoriferit dhe jo shumë thellë, ku mund të jetë edhe më shumë ftohtë. Gjithashtu, mos e lini në frigorifer me ditë të tëra!

Nga ana tjetër, edhe mjediset jashtëzakonisht të ngrohta (si një makinë që piqet në diell) mund ta bëjnë kremin kundër diellit më pak efektiv - ose edhe krejtësisht joefektiv. 

Së fundmi, sigurohuni që të lexoni gjithnjë pjesë e pasme të kremrave tuaj për të kontrolluar udhëzuesit e prodhuesit. Sido që të jetë, shmangni ruajtjen e kremit të diellit kudo ku është shumë shumë nxehtë ose anasjelltas.

Ku tjetër nuk duhet ta mbani SPF-në:

- Në makinë

- Në një çantë të nxehtë

- Në tualet

Burimi: Cosmopolitan, Viva Woman