Social Buzz

Njerëzit dyshojnë se zëvëndëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris sajoi marrjen e vaksinës

Shkruar nga Anabel

8 Shtator 2021

Njerëzit dyshojnë se zëvëndëspresidentja e

Përdoruesit e rrjeteve sociale pretendojnë se vaksinimi i Kamala Harris ishte i rremë. Zëvëndpresidentja e Shteteve të Bashkuara u vaksinua më 28 dhjetor 2020 në televizion drejtpërdrejt, në një përpjekje për të rritur besimin e publikut lidhur me vaksinat. 

Harris mori vaksinën Moderna Inc në një qendër mjekësore në Washington.

Videoja është rikthyer në vëmendje së fundmi, me komente shoqëruese si: 

"Fallco!", "Nuk pashë asnjë gjilpërë", "Kjo është e rreme" etj.

Në fakt, janë pretendimet ato që duken të rreme sepse në video tregohet qartë se Harris është vaksinuar në të vërtetë. Këtë e provojnë, edhe foto të shkrepura më afër si kjo:

Njerëzit dyshojnë se zëvëndëspresidentja e

Pra, jo, vaksinimi i Kamala Harris nuk është i rremë.

Burimi: Reuters