Trendi i fustaneve "lakuriq" është kthyer dhe tani është më i zhveshur se kurrë. Ne kemi parë përsëritje të ndryshme të trendit ndër vite, por tani për tani duket se përshtatja është ndarë në dy grupe: Një fustan në ngjyrë nude, lëkure dhe një lloj tjetër fustani, që është shumë po shumë i tejdukshëm.
Cher, ishte ndoshta e para që e veshi në Met Gala-n e vitit 1974, nga stilisti Bob Mackie.
Edhe Marilyn Monroe, i këndoi këngën e ditëlindjes presidentit John F. Kennedy me një fustan të tejdukshëm.
Fustani "i zhveshur" u vesh edhe nga Jane Birkin në premierën e Slogan, 1969.
Kate Moss u vesh kështu në vitin 1993, në konkursin "Look Of The Year".
Si duket trendi sot:
Një nga pamjet më interesante nga Met Gala 2021, ishte fustani i rrjetës Saint Laurent i Zoe Kravitz.
Ndërsa fustani i Kendall Jenner bazohet në pamjen e Audrey Hepburn në "My Fair Lady".
Megan Fox di ta përqafojë trendin në maksimum.
Një pamjë më delikate dhe e detajuar e veshjes është ajo e Zendaya-s, veshur nga Balmain. Fustani u bë trend në Twitter sepse njerëzit e adhuruan.
Sigurisht, edhe Rihanna veshi një fustan "të zhveshur" në 2014-ën.
Për Beyonce-n, fustani "lakuriq" përfshinte ngjyra të arta dhe dizajne lulesh, krijuar nga Givenchy.
Burimi: Who What Wear