Çfarë po ndodh rreth nesh

Zbulohet gjinia e fëmijës së Argjentina Ramosaj

16 Shkurt 2015

Zbulohet gjinia e fëmijës së Argjentina Ramosaj
Ka qënë partneri i këngëtares, Dukagjin Fetahu ai që ka zbuluar edhe gjininë e fëmijës që Argjenina Ramosaj pret të sjellë së shpejti në jetë. Përmes një postimi në profilin e tij në Instagram ai shkroi: "Mezi po pres të takojë djalin tim të vogël", duke treguar kështu edhe gjininë e vogëlushin që pritet të lindë në fillim të verës.
 
Cifti është në pritje për tu bërë prindër për herë të parë dhe aktualisht këngëtarja është në muajin e pestë të shtatzanisë. Ajo ia doli ta mbajë lajmin larg vëmëndjes së mediave në muajt e parë të pritjes së ëmbël dhe vendosi ta zbuloi shtatzaninë dje në një foto të publikuar me barkun e rrumbullakosur në Instagram.