Një video virale e TikTok duket se shpjegon arsyen pse Hailey Bieber vendosi papritur syze dielli në tapetin e kuq të Met Gala. Në klipin e shkurtër, i cili ka grumbulluar më shumë se 2 milionë shikime në vetëm 18 orë pasi u postua, një turmë mund të dëgjohet duke bërtitur vazhdimisht "Selena, Selena, Selena", ndërsa modelja 24-vjeçare dhe bashkëshorti i saj Justin Bieber pozojnë për fotografë në eventin e 13 shtatorit. Thirrja, në lidhje me ish-të dashurën e Justin, Selena Gomez, dyshohet se bëri që Hailey të përlotet dhe t'i kërkojë ekipit të saj syze dielli për të mbuluar sytë.
Mes trazirave, Justin duket sikur po i thotë: "Mos qaj, mos qaj" në një përpjekje të dukshme për të ngushëlluar gruan e tij.
Met Gala përkoi me atë që do të ishtë përvjetori i Bieber-Selena dhe kjo, mbase i bën edhe më emocionuese brohoritjet.
Edhe përmes fotove, versioni i shpjeguar në TikTok duket i besueshëm, por sidoqoftë, jo gjithçka është ashtu siç duket dhe nuk do ishte çudi sikur edhe ky të ishte një keqkuptim i madh.
Për më tepër, Hailey e diskuton vënien e syzeve edhe gjatë përgatitjeve përpara Met Gala-s. Këtë e vërteton edhe videoja "Get ready with me" në YouTube, e cila për momentin është e #16-ta trending.
Më pas, dyshja pozoi për fotografët:
Burimi: Bustle