Celebrity

Nga gjithë ç'ka dëgjuar, ky është thashethemi që e mërzit më shumë Hailey Bieber

Shkruar nga Anabel

18 Shtator 2021

Nga gjithë ç'ka dëgjuar, ky është thashethemi

Martesa e Hailey dhe Justin Bieber është shoqëruar gjatë gjithë kohës me thashetheme, por nga gjithë ç'ka dëgjuar, modelen e shqetëson një në veçanti.

Gjatë episodit të fundit të "4D" me Demi Lovato-n, Hailey e tha hapur se është frustruar vazhdimisht nga fakti që njerëzit këmbëngulnin se në martesën e tyre ka probleme. 

"Ti duhet ta dish cila është e vërteta pavarësisht të gjithave. Ka kaq shumë gjëra që thuhen rreth meje, rreth tij dhe rreth nesh. Mes gjithë këtyre është një thashethem që më shqetëson më shumë se të tjerët, një gënjeshtër e madhe. Që Justin s'është i sjellshëm me mua dhe madje, më keqtrajton. Eshtë shumë larg të vërtetës pasi është krejt e kundërta."

Hailey shtoi se është shumë e lumtur të ketë në krah dikë si Justin dhe se ata që i njohin e dinë që po thotë të vërtetën.

"Jam shumë me fat të jem me dikë që më respekton dhe më bën të ndihen e veçantë çdo ditë. Prandaj habitem kur dëgjoj të tilla gjëra. Të gjithë që na njohin e dinë dhe do të pohonin të njëjtën gjë. E vërteta është se s'kemi qenë ndonjëherë më shumë të fiksuar pas njëri-tjetrit sa tani dhe bëjmë shumë qejf bashkë."- vazhdoi ajo.

Situata e sikletshme e fundit për Hailey-n, ishte në Met Gala. Falë një videoje, fansat nisën të aludonin se modelja ishte duke qarë teksa turma thërriste emrin e Selena Gomez-it.

Nga gjithë ç'ka dëgjuar, ky është thashethemi