"Big Brother VIP" nis së shpejti, por njerëzit nuk janë mjaftueshëm të duruar për të pritur deri në tetor, prandaj duan të dinë gjithmonë më shumë.
Gjatë rubrikës pyetje-përgjigje, Arbana Osmani, vendosi t'i përgjigjej gjithë pyetjeve të ndjekësve rreth programit, që ndryshe nga formati me të cilin jemi mësuar, rikthehet me personazhë të famshëm, emrat e të cilëve nuk janë bërë plotësisht publik.
Kur do t'i mësojmë?!
Sipas moderatores, të gjithë banorët VIP do të zbulohen natën e parë të spektaklit.
A do të ketë publik në studio si dikur?
Arbana tha se po, do të ketë publik, por duke respektuar gjithmonë rregullat anti-Covid.
Po opinionistë a ka?
"2"- shkruan Osmani, duke mos thënë asnjë emër.
Në cilën natë do të jetë spektakli live?
Ndryshe nga Big Brother-et e kaluar, "Big Brother VIP" do të vije me dy netë programi live të cilat do të transmetohen të martave dhe të premteve në mbrëmje.
A ka banorë të famshëm nga Kosova?
Po!
Deri më tani, mes emrave që përfliten se do të marrin pjesë në Big Brother VIP janë: Sheila Haxhiraj, Hygerta Sako, Vesel Kurtishaj, Valbona Mema dhe Romeo Veshaj.