Ka vite që Rihanna është tërhequr nga muzika, për t'u përqendruar më shumë tek "Fenty Beauty" dhe sipërmarrjet e reja nën këtë emër. Sidoqoftë, përpara pak kohësh, ajo lajmëroi se do të rikthehet edhe me muzikë. Një deklaratë e fundit në rrjet, publikuar nga AP News, po i bën njerëzit, edhe më kuriozë:
"Nuk do ta keni idenë se çfarë do dëgjoni. Mbajeni mend këtë. Çfarëdo që njihni nga Rihanna, nuk do ketë lidhje me atë që do dëgjoni. Po eksperimentoj vërtet dhe muzika është si moda, duhet të luash. Unë mund të vesh çfarë të dua dhe në të njëjtën mënyrë e trajtoj edhe muzikën. Po argëtohem! Do jetë tërësisht ndryshe", thotë ajo.
Vieë this post on Instagram
Ndërkohë që njerëzit thonë se "mezi presin", "kjo ishte ajo që i duhej botës tani" etj, ka dhe nga ata që thonë se "këto janë thjesht deklaratat e kota të rradhës" dhe se tani Rihanna është "një miliardere që thjesht s'do të bëjë muzikë".