Të gjithë po flisnin për Billie-n, kur ajo hodhi fotot e para me flokët bjondë platin në mars, por arsyeja për ndryshimin e saj dramatik kishte të bënte me "anonimitetin".
Përpara se të ishte bjonde, këngëtarja kishte një ngjyrë flokësh me të cilën mund të identifikohej lehtësisht: Flokë të zinj me rrënjë jeshile të ndezur.
Në një intervistë me Elle, ajo thotë se "pa një editim të vetes bjonde, i pëlqeu shumë dhe mendoi t'i bënte ashtu". Por tani, rreth katër muaj më pas, Billie zbulon se "nuk mund të shkonte askund me flokët jeshil, sepse të gjithë do e njihnin se ishte ajo".
"Doja anonimitet. Kur kam dalë pasi u bëra bjonde dhe kam hequr kapuçin, u ndjeva si një person i ri", thotë ajo për Elle duke shtuar se "me flokët bjondë, erdhi një ndjenjë e re lirie".
Sa i përket arsyes specifike pse zgjodhi platin, përgjigjja nuk ndryshon shumë nga ajo e para. Sidoqoftë, sapo këngëtarja riposton një foto/video nga epoka e flokëve jeshilë, njerëzit janë gati të komentojnë:
"Më mungon kjo Billie", "Më mungon faza e Billie-t me flokë të gjelbra" etj - së cilave ajo u përgjigjet me "Unë jam akoma i njëjti person, si me rrënjë jeshile, si bjonde apo me një ngjyrë tjetër".
Sa për flokët jeshilë, ka një arsye pse ajo i ka mbajtur për kaq gjatë dhe madje ka frymëzuar edhe shumë adoleshentë t'i bëjnë po njësoj.
"Ka kaq shumë kohë që unë mbaj këtë ngjyrë, që kur isha 13 vjeç dhe lidhet me qëndrueshmërinë time mendore dhe rritjen, prandaj më lini të qetë."
Ngjyra jeshile duket se e ka ndihmuar për një kohë të gjatë yllin e muzikës të kalojë periudhat e vështira të problemeve me shëndetin mendor. Tashmë është një epokë tjetër për të – mesa duket, shumë më e lumtur.
Burimi: Glamour