Social Buzz

Si kjo përdoruese e TikTok bindi McDonald’s të ndryshonte logon ikonike

Shkruar nga Anabel

2 Tetor 2021

Si kjo përdoruese e TikTok bindi McDonald’s të ndryshonte logon

Të gjithë e njohim logon e McDonald’s, një nga më të famshmet në botë, e njohur si “harqet e artë”.

Si kjo përdoruese e TikTok bindi McDonald’s të ndryshonte logon

Një përdoruese e TikTok, Emily Zugay, vendosi ta përdorte diplomën e saj si dizajnere duke sjellë modele të përmirësuara të logove të kompanive të njohura, si Starbucks apo Apple.

Të shumtë qenë kompanitë në TikTok që vunë re rikrijimet e saj ikonike. Disa kompani - si Adobe, Tampax, Nascar dhe Tinder - komentuan duke i kërkuar që të përpunonte logot e tyre. Mes tyre komentoi edhe llogaria e McDonald’s në TikTok. Kaq u desh.

Si kjo përdoruese e TikTok bindi McDonald’s të ndryshonte logon

Emily nisi nga puna. Për të, “harqet e arta” dukeshin si gjunjë, ndaj i hoqi fare. “Unë nuk dua të mendoj për gjunjtë kur ha McChicken,” shkroi ajo.

@mcdonalds

hi welcome to mcdOalds #mcd #mcdonalds #mcdoalds @emilyzugay

? original sound - mcdOalds

Emily më pas prezantoi logon e re, ku në vend të M-së, dizajnerja theksoi O-në. Madje ndryshoi edhe emrin në McDoalds.

Si kjo përdoruese e TikTok bindi McDonald’s të ndryshonte logon

Për rikrijimin ajo u frymëzua nga onion rings - rrathë qepe të zhytur në brumë ose thërrime buke dhe të skuqura - dhe sipas do të ishte një fushatë e bukur për McDonald’s.

Si kjo përdoruese e TikTok bindi McDonald’s të ndryshonte logon

Kompania e miratoi logon e re të përkohshme dhe e vendosi në të gjitha rrjetet sociale, ndonëse tani gjendet vetëm në TikTok.