High Tech

Ja sa miliarda $ i kushtoi Mark Zuckerberg-ut ndërprerja e Facebook, Instagram, WhatsApp!

Shkruar nga Anabel

5 Tetor 2021

Ja sa miliarda $ i kushtoi Mark Zuckerberg-ut ndërprerja e Facebook,

Në vetëm pak orë, pasuria personale e Mark Zuckerberg u zvogëlua me gati 7 miliardë dollarë. Arsyeja? Rënia mbarëbotërore e Facebook, Instagram dhe WhatsApp, e cila madje bëri që një nga njerëzit më të pasur në botë, të bjerë në listë me një pozicion.

Aksionet e gjigantit të mediave sociale ranë me rreth 5%, duke shtuar një rënie prej 15% që nga mesi i shtatorit. Sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg, kjo i ka kushtuar Zuckerberg pozicionin e pestë midis miliarderëve. Tani, ai qëndron me 120.9 miliardë dollarë në vendin e gjashtë, pas Bill Gates.

Rënia e rrjeteve, mes një sërë ankesash

Më 13 shtator, The Wall Street Journal publikoi një seri dokumentesh në të cilat zbuloi se Facebook ishte "i vetëdijshëm" për problemet që produktet e tij po shkaktonin, të tilla si dëmtimi i shëndetit mendor tek adoleshentët nga Instagrami, keqinformimi mbi tema të cilla si Covid-19 etj.

Në një intervistë në programin televiziv "60 Minutes", ish-punonjësja e Facebook, Frances Haugen, që siguroi dhe dokumentacionin, shpjegoi se gjatë kohës që ishte në kompani, ishte e "alarmuar" nga vendimet që po merreshin dhe se "fitimet ishin vendosur përpara sigurisë publike, ndërsa jeta e njerëzve vihej në rrezik".

Në intervistë, Haugen tha se ajo ishte larguar nga Facebook në fillim të këtij viti pasi ishte zemëruar me kompaninë. Përpara se të largohej, kishte kopjuar një sërë memorandumesh dhe dokumentesh të brendshme.

Haugen më vonë ndau mijëra faqe të atyre dokumenteve me The Wall Street Journal, e cila ka botuar materialin në pjesë për tre javët e fundit. Dokumentet, të njohura tani si "Dosjet në Facebook", treguan se kompania nuk zbatoi të njëjtat politika moderimi VIP-ave ose personave të famshëm.

Gjithashtu një nga raportet e The Wall Street Journal tregoi se agoritmi i Facebook favorizonte postimet që provokonin ndarje, debat dhe zemërim midis përdoruesve dhe, kur punonjësit vunë re dhe u përpoqën ta rregullonin këtë, ata u përplasën me ngurrimin e Mark Zuckerberg, i cili kishte frikë se nëse ndodhte ky rregullim, do të binte niveli i ndërveprimit në rrjetet sociale.

Burimi: Enterpreneur